Një ekspert ka treguar se sa shpesh duhet të pastrojmë çarçafët dhe cila do të ishte temperatura ideale për pastrimin e tyre.
Sipas Chris Tatterstall, i cili është ekspert i gjumit dhe Drejtues Menaxhues i Woolroom, çarçafët duhet të larë një herë në javë, por ka përjashtime.
“Larja e çarçafëve është një detyrë që duhet të kryhet një herë në javë, e cila mund të zgjatet në dy javë nëse nuk flini në shtrat çdo mbrëmje”, deklaroi ai.
Kjo duhet bërë për të pastruar grumbullimin e lëkurës së vdekur, djersës, vajrave të trupit, njollave dhe merimangave të pluhurit.
“E gjithë lëkura e vdekur dhe vaji i trupit, i kombinuar me djersën tuaj ndërsa flini, përthithet nga shtrati juaj, duke e bërë atë një terren pjellor për marimangat e pluhurit”, potencoi Chris.
Sa i përket temperaturës së saktë të larjes, Chris deklaroi se kjo duhet të bëhet në një larje të rregullt 40 gradë.