Maskarës së qerpikëve siç duket i ka ardhur fundi.
Qerpikët e zinj janë tashmë diçka që i përkasin periudhës së vjetër, pasi gurutë e bukurisë, artistët e grimit dhe famshmit po heqin dorë nga maskara për një pamje më natyrale.
Në TikTok, dhjetëra krijues të rinj të përmbajtjes po i ndajnë rutinat e tyre të bukurisë natyrale të cilëve u mungon maskara, duke pretenduar se e kanë kuptuar se grimi i tyre duket “më i mirë” dhe “më i pastër” pa qerpikët e errët.
@haileydrewpolk Full glam no mascara = model off duty chic #makeuptip ♬ original sound - HAILEY DREW
Disa përdoruese janë zotuar të heqin dorë plotësisht, derisa influencerja Hailey Drew Polk këmbëngul se sytë e “zhveshur” është një “modë e shtrenjtë”.
“Bëni grimin tuaj normal, ndoshta edhe vendosni nuanca të lezetshme në sy, vetulla të theksuara, ngjyra plotësuese natyrisht dhe më pas pa maskara”, deklaroi Polk.
“E di që duket sikur diçka mungon, por me të vërtetë, është elegant. Të jep ndjesinë e një mode të shtrenjtë”, tha ajo.
Kohët e fundit, dizajnerët kanë zgjedhur një paraqitje më të zhveshur të grimit në pasarela.
Në Javën e Modës në New York muajin e kaluar, modelet e Cynthia Rowley-t mbanin një copë pigmenti nëpër qepallat e tyre me qerpikë të zhveshur, ndërsa grimeri i Prabal Gurung zgjodhi një pamje me fytyrë të zhveshur “pa grim” për pistën.