Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Life style

Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Studiuesit amerikanë dhe ekipi i BBC Worldwide zbuluan se cilët filma dokumentarë, edhe nëse i shikojmë shumë shkurt, çojnë në rritje të emocioneve pozitive dhe ulje të atyre negative

Profesori i psikologjisë Dacher Keltner, nga Universiteti Amerikan Berkeley dhe ekipi hulumtues i BBC Worldwide kryen një studim mbi lidhjen midis shikimit të dokumentarëve të natyrës dhe efektit që ata kanë në mirëqenien dhe humorin e njerëzve.

– Dokumentarët që bëjnë fjalë për natyrën sinjalizojnë trurin tonë të jetë i lumtur, ndërsa në të njëjtën kohë reduktojnë ndjenjat e këqija si ankthi, stresi dhe frika – përfunduan studiuesit.

Përveç kësaj, shikimi i emisioneve për natyrën ka një efekt pozitiv në sjelljet e dëshirueshme si empatia dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët, transmeton Your Tango.

Hulumtimi përfshiu mbi 7.500 pjesëmarrës, si dhe studime të shumta që shqyrtonin marrëdhënien midis natyrës dhe ndjenjave të lumturisë dhe shëndetit të njerëzve.

Ata përdorën gjithashtu teknologji të veçantë të njohjes së emocioneve për të parë reagimet e shikuesve ndaj videove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat