Rëndësia e ledhatimeve në rritjen e shëndetshme të fëmijëve!

Life style

Rëndësia e ledhatimeve në rritjen e shëndetshme të fëmijëve!

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:52
Ilustrim

Lindja dhe rritja e një fëmije është e shoqëruar padyshim me dashurinë e prindërve dhe të familjarëve, ku një rol kryesor dhe të rëndësishëm për zhvillimin normal dhe të shëndetshëm të fëmijëve, luajnë dhe prezenca e përkëdhelive dhe ledhatimeve. Në ditët e sotme, është diskutuar shumë për rëndësinë e kontaktit fizik për të porsalindurit dhe sesa i rëndësishëm dhe themelor është kontakti trupor në zhvillimin psiko-social për të ardhmen e foshnjes. Studimet e fundit kanë provuar se gjestet e dashurisë si përkëdhelitë, ledhatimet, përqafimet kanë një fuqi dhe impakt të madh në psikën njerëzore.

Psikologia e zhvillimit, Suzanne Zeedyk, ka shpjeguar se në praninë e këtyre gjesteve të dashurisë, në trupin e njeriut aktivizohet dhe çlirohet “hormoni i dashurisë”, oskitocina e cila dhuron jo vetëm një ndjesi sigurie tek fëmijët por edhe një ndjesi përkatësie duke e bërë të ndihet i lumtur dhe i përmbushur!

Fëmijët, ndryshe nga të rriturit nuk e kanë të zhvilluar aftësinë për të menaxhuar shqetësimet apo streset që jeta mund t’ju ofrojë. Sistemi nervor i një fëmije është i brishtë dhe nuk është i zhvilluar ende plotësisht për të përballuar ndodhitë e përditshmërisë siç ndodh rëndomë tek të rriturit. Janë pikërisht eksperiencat jetësore që do të përjetojë dhe në varësi të mënyrës se si ai do të trajtohet nga familjarët që do të përcaktojnë mirëqenien dhe sigurinë e tij emocionale. Falë ledhatimeve dhe përkëdhelive, fëmijët do të fillojnë gradualisht të përballojnë edhe më gjatë në kohë situatat e stresit dhe të kalisin durimin!

Dhe një fakt mjaft i rëndësishëm që vlen të theksohet, është se efekti i përkëdhelive dhe ledhatimeve, i  reziston kohës. Studimet e bazuara në vlerësimin e rëndësisë së kontaktit fizik, kanë arritur në përfundimin se fëmijët e moshës 10 vjeçare të rritur në ambient të rrethuar me dashuri dhe me ledhatime të pakursyera, i përgjigjen jo në mënyrë dramatike situatave stresante, bëjnë gjumë të mirë dhe kanë vërtetuar të kenë një vetkontroll ndaj sjelljeve vetjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat