A e dije se çdo qelizë e trupit tënd, i dëgjon mendimet e tua?

Life style

A e dije se çdo qelizë e trupit tënd, i dëgjon mendimet e tua?

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 23:44
Ilustrim

Sa e rëndësishme është të mendojmë e të flasim në mënyrë të dobishme për një shëndet të mirë fizik por mbi të gjitha për një mirëqenie psiko-emocionale. Mendimet, nuk janë vetëm fjalë në mendjen tonë. Mendimet janë ato që gjenerojnë sinjale kimike që përshkruajnë trupin, duke ndikuar në çdo qelizë tonën. Sipas kësaj logjike, kuptojmë se mendimet negative, mund të shkaktojnë stres dhe sëmundje, ndërsa mendimet pozitive janë ato që na japin mundësinë për një mirëqenie që nuk rrezikohet nga faktorë të jashtëm dhe që kanë ngarkesë emocionale pesimiste.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt negativ ne trupin tonë:

“ Nuk jam i/e zonja sa duhet..” nxisim prodhimin e adrenalinës në trup duke ndikuar për shumë gjatë një ndjesi ezaurimi mendor dhe lodhje kronike.

“Nuk meritoj të jem i/e lumtur për gabimet që kam bërë”, rrezikojmë të mos e prodhojmë serotoninën (hormonin e lumturisë) dhe nxisim ndjenjën e depresionit dhe të mbyllurit në vetvete.

Një mendim si; “ Unë jam një dështim”, rrit prodhimin e kortisolit ( hormonin e stresit) duke sjellë probleme në tretje dhe dhimbje koke.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt pozitiv në trupin tonë:

“ Unë mund ta kalojë këtë sfidë”, stimulon prodhimin e dopaminës duke përmirësuar motivimin dhe nivelin e përqëndrimit.

“Ndihem krenare për çka kam arritur”. Ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës e cila na bën të ndihemi të lumtur.

“ Unë marr mësim nga çdo eksperiencë”, bën aktivizimin e korteksit prefrontal, duke përmirësuar aftësinë e marrjes së vendimeve.

“Unë meritoj suksesin dhe të jem i/e lumtur”, bën të mundur prodhimin i endorfinës, e cila përmirëson humorin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë jemi në gjendje t’i shkaktojmë trupit tonë, përmes mendimeve tona. Le të përpiqemi të gjykojmë dhe të mendojmë në mënyrë të dobishme dhe inkurajuese, pa u zhytur dhe pa u mposhtur nga problematikat e jetës sonë të përditshme por të mësohemi të bashkëjetojmë me to në mënyrë produktive dhe të përballemi me optimizëm edhe atëherë kur jeta na përball me vështirësi. Mos harrojmë se çdo mendim i yni dhe ngarkesa emocionale që i vesh mendimet tona, reflekton plotësisht në çdo qelizë të trupit tonë!

Ndryshoje jetën tënde duke ndryshuar mënyrën tënde të të menduarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat