5 këshilla se si të ulni stresin kur jeni në trafik

Life style

5 këshilla se si të ulni stresin kur jeni në trafik

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:59

Trafiku i ngarkuar është një burim i shpeshtë zemërimi dhe ankthi dhe me të përballet gjithsecili prej nesh. Ja disa këshilla se si të përballoni stresin në trafik:

1. Përpiquni të planifikoni alternativa të tjera në vend që të ngisni makinën çdo ditë

Sa më shumë të drejtoni makinën në trafik të rënduar, aq më shumë do t’ju kthehet në një detyrë frustruese dhe do ta mbani këtë inat me vete herën tjetër që do të hipni në makinë. Shikoni nëse mund të merrni një ditë çdo dy javë për të bërë diçka ndryshe: Të punoni nga shtëpia, të përdorni transportin publik, ose ndoshta të ndani makinën me dikë tjetër në mënyrë që të keni një person tjetër në makinë për të ndarë irritimet e rrugës dhe për t'ju mbajtur të qetë. :)

2. Planifikoni, planifikoni, planifikoni

Gjithmonë jepini vetes shumë kohë dhe prisni që mund të hasni trafik. Presioni i kohës që kalon, kurrë nuk ndihmon humorin tuaj, prandaj kontrolloni trafikun para se të udhëtoni dhe përpiquni t'i jepni vetes dyfishin e kohës për të arritur në destinacion. Po ashtu, ia vlen të kontrolloni rrugën tuaj para se të niseni dhe të kuptoni cilat janë mundësitë tuaja të tjera nëse një rrugë përpara është e bllokuar.

3. Kujtoni se të drejtuarit nuk është një garë

Silluni në trafik në të njëjtën mënyrë që prisni nga drejtuesit e tjerë të automjeteve. Duke bërë një përpjekje të vetëdijshme për të qenë një drejtues i kujdesshëm dhe për të mos u futur në situata me agresivitet, do të mbani nivelet tuaja të stresit në minimum. Merrni frymë thellë në vend që të bëni gjeste zemërimi apo t’i bini gjithë kohës borisë së makinës. Çdo njeri në rrugë ka diçka për të bërë dhe duke e kuptuar këtë, do të jeni në gjendje të qetësoheni dhe të qëndroni të qetë pas timonit.

4. Merrni një pushim

Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm para një udhëtimi të gjatë, merrni një pushim çdo dy orë për t'u zgjuar dhe për të mbajtur larg ndjenjat e stresit. Edhe një shtrirje e thjeshtë e këmbëve për pesë minuta do të mjaftojë për të lehtësuar tensionin dhe për të qartësuar mendjen, gati për një tjetër pjesë në autostradën e ngarkuar.

5. Çaktivizoni telefonin tuaj

Thjesht çaktivizoni apo mos e përdorni telefonin gjithë kohën sa herë që të hipni në makinë. Edhe nëse nuk e prekni, njoftimet e tij që bëjnë zhurmë janë mjaft shpërqëndrim dhe mund t'ju stresojnë kur duhet të përqëndroheni në rrugën përpara. Të lejoni që gjërat t'ju shqetësojnë përmes telefonit dhe të diskutoni probleme pune që mund të mos jeni në gjendje t'i zgjidhni menjëherë është një stres shtesë për të cilin nuk keni nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat