Ja pse puthjet i bëjnë mirë shëndetit

Life style

Ja pse puthjet i bëjnë mirë shëndetit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:18
Ilustrim

E dinit se të puthësh, përveçse është një gjest i këndshëm, i bën mirë shëndetit?

Më poshtë gjeni dhjetë përfitimet e puthjes, që ndoshta nuk i njihnit.

Puthja të bën të humbasësh peshë

Jo, nuk po ëndërroni: të puthësh të ndihmon të humbasësh peshë. Një puthje e cila zgjat një minutë ju ndihmon të digjni afërsisht 10 kalori.

Puthja shëron dhimbjen e kokës dhe dhimbjet menstruale

Falë efektit analgjetik, puthja është në gjendje të kryejë një veprim qetësues mbi dhimbjen e kokës dhe menstruacioneve.

Puthja rrit vetëvlerësimin

Puthja ndihmon në rritjen e nivelit të vetëvlerësimit, gjë e cila nuk duhet nënvlerësuar pasi ndihmon në të gjitha aspektet e jetës.

Puthja ndihmon në parandalimin e kariesit

Kalimi i pështymës rritet ndjeshëm gjatë puthjes dhe ndihmon në eliminimin progresiv të pllakave në dhëmbë, e cila është një ndër shkaqet kryesore të fillimit të kariesit.

Puthja është një anti-rrudhë e përkryer

A e dinit se gjatë puthjes aktivizohen 29 muskuj të ndryshëm të fytyrës? Kjo është arsyeja pse puthja konsiderohet një anti-rrudhë natyrale, e cila ju ndihmon të ndiheni të rinj, tonifikon lëkurën e fytyrës dhe vepron si një krem anti-rrudhë ekonomik.

Bën mirë për zemrën

Puthja ndihmon në sistemin kardiovaskular. Kur putheni zemra fillon aktivitetin duke pompuar më shumë gjak, kjo është një gjimnastikë e mirë për muskujt tanë, duke na mbajtur të rinj dhe në formë.

Redukton stresin

Puthja stimulon prodhimin e dopaminës, hormoni i lumturisë si dhe serotonin dhe oksitocinën, të cilat stimulojnë kënaqësinë dhe të ulin në të njëjtën kohë nivelin e kortizolit, hormonin e stresit.

Përmirëson gjumin

Duke qenë një anti-stres natyral, puthja ka një impakt pozitiv edhe gjatë gjumit. Kështu, puthjet e gjata dhe intensive do të jenë të barabarta me orë të pafundme në krahët të Morfeos.

E puthura rrit mbrojtjen e imunitetit

Shkëmbimi i pështymës që ndodh normalisht gjatë puthjeve është benefit shumë i mirë për sistemin tonë imunitar: pështyma përmban baktere, në kundërshtim me çfarë keni menduar, kanë aktivizuar sistemin mbrojtës duke e forcuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat