Jetojmë në kohë të çuditshme, kur për disa njerëz një status në internet mund të jetë më i rëndësishëm se ajo që ndodh në jetën e vërtetë. Ne e vlerësojmë jetën e të tjerëve bazuar në fotot e shpërndara në faqet e tyre në rrjetet sociale apo nga ajo se çfarë ata shkruajnë për veten. Dhe shpesh gjykimet tona janë të gabuara.
Por çiftet e lumtura në fakt nuk e bëjnë publike gjithë jetën e tyre në rrjetet sociale dhe kjo për disa arsye.
Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre ata janë të përkushtuar më tepër për të jetuar momentin
Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën dhe marrëdhënien e dy personave, ata e shohin të pakuptimtë të harxhojnë kohën duke postuar ‘online’ për t’ua provuar këtë fakt të tjerëve. Kjo nuk do të thotë se ata nuk postojnë foto në rrjetet sociale, por jeta është duke u dhënë kënaqësinë e duhur, aq sa nuk kanë nevojë të shkëputen prej saj.
Çiftet që publikojnë problemet e lidhjes së tyre në rrjetet sociale nuk do të fitojnë asgjë nga kjo
T’i tregosh problemet personale gjithkujt që njeh në rrjetet sociale është metoda më pak efektive për të zgjidhur problemet e tua. Kjo vetëm sa do ti’ përkeqësonte gjërat në marrëdhënien tuaj.
Lumturia e vërtetë nis thjesht nga të qenët në një marrëdhënie të lumtur me dikë që do
Nuk fiton asgjë duke postuar fakte se sa e lumtur je, në Facebook. Lumturia qëndron në faktin se jeni bashkë vërtetë, jo të postoni se si jeni bashkë. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, postimi i vazhdueshëm në mediat sociale nuk është fare tërheqës.
Askush nuk ka pse t’i vërtetojë asgjë askujt
Njerëzit që përjetojnë vërtetë një marrëdhënie të lumtur, nuk kanë asnjë interes të përdorin njëri-tjetrin për të provuar para të tjerëve se sa të lumtur janë.
Dhe gjëja më e rëndësishme…
Studimet kanë vërtetuar se personat që nuk i përdorin masivisht rrjetet sociale janë më të lumtur se ata që e bëjnë këtë, sepse nuk u duhet të krahasohen vazhdimisht dhe për gjithçka me miqtë apo kolegët – ata që shfaqen gjithnjë në rrjetet sociale si më të lumtur apo më mirë. Shpesh ne harrojmë se ajo që ka vërtetë rëndësi është jeta jonë e vërtetë, marrëdhëniet, eksperiencat dhe ndjenjat – jo kërkimi i pafundmë për popullaritet online.