Je lodhur nga lidhjet toksike? Ca mënyra se si t’i shmangësh

Life style

Je lodhur nga lidhjet toksike? Ca mënyra se si t’i shmangësh

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

A keni një tendencë për të ndjekur lidhje negative romantike në jetën tuaj të dashurisë? A ndiheni sikur po takoni të njëjtin person, keni të njëjtat probleme dhe përjetoni të njëjtin rezultat të pakënaqshëm?

Tendencat negative në marrëdhënie shpesh fillojnë me llojin e personit që ju tërheq. Për shembull, shumë njerëz beqarë ankohen se "marrëdhëniet e shëndetshme" janë të mërzitshme. Prandaj, ata ndjekin personin ‘e shkëlqyer’, karizmatik, pa marrë parasysh cilësi si mirësjellja ose inteligjenca emocionale.

Tendenca e lidhjeve negative dhe trauma nga fëmijëria

Çelësi për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe marrëdhënie më të kënaqshme fillon me identifikimin e tendencave tuaja negative dhe kuptimin e arsyeve pse vazhdoni të bëni të njëjtat gabime. Tendencat negative në marrëdhënie zakonisht reflektojnë trauma të pazgjidhura nga fëmijëria që rezultojnë nga prindërimi, nevoja të paplotësuara në fëmijëri ose kufij të dobët të vendosur.

Duke ndjekur këto hapa mund të ndihmoni në thyerjen e modeleve negative romantike dhe në ‘çlirimin’ tuaj:

1. Bëni një ndalesë reflektimi mes impulsit të momentit dhe veprimit

Pavarësisht sa tërhiqeni nga një person tjetër, gjeni një mënyrë për të përmbajtur veten. Impulsiviteti në marrëdhëniet e reja shpesh është i gabuar dhe bazohet në kënaqësinë momentale në vend të intuitës dhe mençurisë suaj.

2. Kushtojini më shumë rëndësi përmirësimit të vetes

Të punoni me një terapist ose të bashkoheni në një grup terapie është një zgjedhje rritjeje që gjithmonë jep rezultate. Puna mund të jetë e vështirë, por mësimi për të pasur një marrëdhënie romantive pozitive është me vlerë.

3. Kini qëllime dhe pritshmëri të qarta për veten në marrëdhënie

Pasi të keni identifikuar modelet që ndiqni zakonisht në lidhjet tuaja romatike, bëni të kundërtën e tyre. Për shembull, hyni në një marrëdhënie me pritshmërinë për t'u vlerësuar, respektuar dhe për të mos punuar aq shumë. Bëjini të qarta dëshirat dhe nevojat tuaja.

Largohuni nëse është e nevojshme

Nëse dikush ju keqtrajton dhe ju bën të ndiheni të turpëruar ose të neglizhuar, gjeni forcën për t’u larguar. Njerëzit shpesh injorojnë flamujt e kuq në fillim të një marrëdhënieje. Mos u mashtroni. Nëse marrëdhënia juaj e re romantike po krijon te ju ndjenja parehatie, turpi, ose frike, thjesht mos e ndiqni. Në këto situata, kujtoni këto fjalë të thjeshta: "Unë meritoj më mirë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat