Besim, intuitë dhe mister: Një udhëzues fillestar si të lexoni letrat tarot

Life style

Besim, intuitë dhe mister: Një udhëzues fillestar si të lexoni letrat tarot

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

“Tarot është një udhëtim, dhe kërkon kohë, besim dhe intuitë,” thotë lexuesja e tarotit Nancy Hayes

Tarot është arti përmes të cilit lexohet e ardhmja e një personi nëpërmjet letrave , të cilat janë interpretuar imazhet dhe simbolet për t’u përshkruar.

Janë një formë shumë e fuqishme për të nxjerrë në pah ndjenjat më të thella, për të eksploruar në ide të reja si dhe për t’ju ndriçuar në rrugën që keni para.

Letrat Taro kanë vetinë edhe në zbulimin e karakterit njerëzor, përfshirë datat dhe kohë të caktuara, por duhet pasur dhuntia për t’i lexuar ato, përndryshe është tepër e vështirë.

Nëse prej kohësh mendoni të bëni një seancë leximi me letra tarot, duhet fillimisht për përgatisni veten para. Në ç’mënyrë?

Ju mund të keni pyetje për dashurinë, paratë, karrierën apo pikëpyetje në lidhje me zgjedhjet e jetës suaj prandaj leximi i letrave ju duket si një mundësi e mirë për t’i parë gjërat ndryshe dhe për të bërë lëvizje me vetëbesim.

Nëse keni ndarë mendjen, kini parasysh:

1. Shkoni me mendje të hapur dhe me besim tek ajo çfarë po bëni

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të mbani mend para se të lexoni letra është të shkoni mendjehapur. Nëse tregoheni të kufizuar, personi që po ju lexon do ta ketë të vështirë të lidhet me energjinë tuaj dhe të bëjë një punë të mirë për ju. Të qenit i hapur ju ndihmon dhe ju të bashkëpunoni me interpretuesin e letrave dhe t’i kuptoni çfarë po përpiqen t’ju thonë.

2. Zgjidhni lexuesin e duhur të letrave tarot

Ju mund të lexoni 5 herë letra tarot te njerëz të ndryshëm dhe të përjetoni 5 eksperienca të ndryshme. Kjo sepse secili lexues ka stilin, energjinë dhe besimin e tij. Është e rëndësishme të bëni pak kërkim para se të vendosni cili është i duhuri për ju.

3. Bëni një listë me pyetje

Për të maksimizuar kohën tuaj me letrat tarot, është ide e mirë që të keni përgatitur disa pyetje paraprakisht, në aspektet kryesore që keni nevojë të dini më shumë. Kjo, sepse mund të ndodhë që të hutoheni nga çfarë personi përballë ju thotë dhe harroni të diskutoni gjërat e rëndësishme dhe shqetësimet që keni.

4. Lidhuni me intuitën tuaj

Nëse po i lexoni vetë letrat për vete, sigurisht që do t’ju duhet një hapësirë private për t’u lidhur më mirë me qenien tuaj. Shkëputuni nga çdo gjë tjetër dhe lidhuni me të brendshmen tuaj. Besojini intuitës më shumë se kujtdo tjetër.

5. Kujdes me pritshmëritë

Mos prisni që letrat tarot t’ju thonë çfarë të bëni, çfarë do të ndodhë apo ndonjë mrekulli tjetër. Askush s’mund t’i zgjidhë problemet përveç jush. Mos prisni gjithashtu që ish-i juaj të kthehet pas leximit të letrave. Konsiderojeni thjesht një udhërrëfyes për vendimet që do merrni në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat