Keni provuar të laheni me ujë të kripur? Pesë avantazhet e këtij trajtimi dhe masat paraprake

Life style

Keni provuar të laheni me ujë të kripur? Pesë avantazhet e këtij trajtimi dhe masat paraprake

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 12:57
Ilustrim

Dihet që uji i detit ka një efekt të dobishëm në lëkurë, kështu që nuk është për t’u habitur që shumë pretendojnë se larja me një tretësirë kripe sjell përfitime të ngjashme

Nga pastrimi i vajit të tepërt dhe qetësimi i irritimeve, deri te luftimi i akneve – përfitimet që i atribuohen ujit të kripur janë të shumta.

Megjithatë, dermatologët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes, sepse përdorimi i tepërt i kripës mund të thajë lëkurën dhe të dëmtojë barrierën e saj natyrore. Këtu janë pesë përfitime të mundshme.

Pastrimi dhe largimi i yndyrës së tepërt: Uji me kripë ndihmon në largimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive nga lëkura e fytyrës, gjë që është veçanërisht e dobishme për njerëzit me lëkurë të yndyrshme.

Vetitë antibakteriale: Kripa ka veti natyrale antibakteriale, kështu që larja me ujë të kripur ndihmon në uljen e numrit të baktereve në sipërfaqen e lëkurës, gjë që është e dobishme në luftën kundër akneve dhe infeksione të tjera të lëkurës.

Efekt qetësues ndaj irritimeve: Një solucion i butë kripe kontribuon në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke reduktuar skuqjen dhe ënjtjen. Kjo është një nga arsyet pse uji i kripur përdoret për larjen e plagëve dhe acarimeve të vogla të lëkurës.

Eksfolimi i lëkurës: Kripa mund të veprojë si një eksfoliant i butë natyral, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe më të lëmuar.

Balancimi i vlerës së pH: Larja me ujë të kripur rregullon vlerën e pH të lëkurës, e cila është e dobishme për ruajtjen e barrierës së saj të shëndetshme.

Megjithatë, është e rëndësishme të përdorni një përqendrim të butë, le të themi një lugë çaji kripë në një filxhan me ujë të vakët, pasi shumë kripë mund të thajë lëkurën dhe të shkaktojë irritim.

Gjithashtu, kjo nuk rekomandohet për njerëzit me lëkurë shumë të ndjeshme ose të thatë, pasi mund të përkeqësojë më tej gjendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat