Si të fitoni besimin e shefit tuaj në dhjetë lëvizje?

Life style

Si të fitoni besimin e shefit tuaj në dhjetë lëvizje?

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Të fitosh menjëherë vlerësimin e drejtuesit tuaj nuk është e thjeshtë.

Por ka disa sjellje, që më shumë se të tjerat, do t’ju ndihmojnë të ndërtoni një marrëdhënie besimi.

Më poshtë janë disa opinione profesionistësh, kërkime e studime shkencore që nxjerrin në pah strategjinë e duhur për të qenë në harmoni me punëdhënësin.

1.Bëni të ditur në të njëjtin moment problemet dhe zgjidhje të mundshme

Në librin “How To Stop Worrying And Start Living” të Dale Carnegie, tregohet një histori mbi drejtuesin e përgjithshëm të shtëpisë botuese, Simon e Schuster, Leon Shimkin.
Shimkin u bëri të qartë punonjësve të vet që sa herë e informonin për një problem ishte e nevojshme të propozonin të paktën një zgjidhje.

2.Kërkojini ndihmë shefit tuaj

Një kërkim i Harvard Business School nënvizon se t’i kërkosh këshilla drejtuesit tuaj do t’ju bënte të dukeshit më kompetent. “Të kërkosh këshilla krijon një partneritet me shefin dhe e nxit të mbështesë idenë tuaj” – Roberto Cialdini, psikolog.

3.Shprehni mirënjohje për mbështetjen që ju jep shefi

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, të dish të falënderosh, edhe kur ke marrë reagime negative, nxit drejtuesit të kenë më shumë vlerësim.

4.Të vini shpejt në punë

Një kërkim i Foster School of Business në Uashington thekson se punonjësit që vijnë herët në punë perceptohen nga drejtuesit si më të ndërgjegjshëm dhe marrin vlerësime më të larta.

5.Kushtojuni rëndësi detajeve

“Edhe ai që duket si një problem i vogël teknik mund të hapë telashe me shumë klientë në pak kohë.
Një punonjës i cili vë re detajet mund të bëjë ndryshimin dhe të dallohet nga të tjerët” – Ryan Holmes, themelues dhe CEO i Hoosuite.

6.Ndani ide dhe opinione me kolegët

“E kam të pamundur të kuptoj se çfarë mendon një person nëse nuk merr pjesë në diskutim. Nuk duhet të keni frikë të paraqisni një ide, të gjithë ne kemi si ide të mira, si të këqija” – Jenna Lyons, drejtuese artistike dhe ish-presidente e J. Crew.

7.Tregoni vlerat tuaja

Nëse dëshironi një promovim është e rëndësishme të paraqisni se cilat janë përfitimet që do të ketë drejtuesi dhe kompania.
“Ndonjëherë nuk mjafton që të bësh një punë të mirë. Nëse doni që drejtuesi juaj t’ju vlerësojë duhet të tregoni se jeni i nevojshëm për suksesin e tij personal dhe për atë të kompanisë” – Robin Dreeke, ekspert dhe drejtues i FBI’s Counterintelligence Behavioral.

8.Njihni drejtuesin tuaj, edhe në planin personal

Kjo nuk do të thotë të jeni miq të shefit apo të dilni së bashku në fundjavë, por të zbuloni se cilat janë pasionet dhe interesat e tij nuk është e gabuar.
“Drejtuesit janë qenie njerëzore kështu që komunikoni me ta në nivel personal” – Andy Teach, autor i From Graduation to Corporation.

9.Mbajeni drejtuesin tuaj të informuar

“Askush nuk i pëlqen surprizat. Nëse ju po ndërmerrni sfida të reja ju duhet t’i komunikoni ato” – Sandy Mazur, president i Spherion Staffing.
Për të ndërtuar besimin nuk duhet t’i fshihni pengesat dhe gabimet.

10.Gjeni mënyrën e duhur se si të komunikoni me shefin tuaj dhe jini autentikë

“Është e nevojshme të kuptoni se si i pëlqen komunikimi shefit tuaj dhe të imitoni stilin e tij” – Sandy Mazur, president i Spherion Staffing.
“Është e rëndësishme të jeni autentik në mbështetjen tuaj” – Teri Hockett, drejtues i përgjithshëm i What’s for Work.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat