Prezervativi digjital: Çfarë është dhe si ndikon në zvogëlimin e pornografisë hakmarrëse

Life style

Prezervativi digjital: Çfarë është dhe si ndikon në zvogëlimin e pornografisë hakmarrëse

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Pornografia hakmarrëse është një ndër anët më negative të rrjeteve sociale që shpeshherë rezulton në një ngjarje shumë të vështirë për personat që bien pre e saj. Por, së fundmi një zhvillim teknologjik i quajtur “prezervativi digjital” duket se do të japë kontribut në shmangien e këtij fenomeni.

Fillimisht, çfarë është pronografia hakmarrëse?

Pornografia për hakmarrje përkufizohet si postimi i përmbajtjes seksuale pa leje dhe pëlqim, me qëllim poshtërimin, turpërimin ose për shantazhin e personit që shfaqet në të. Marka gjermane e shëndetit seksual “BILLY BOY”, në bashkëpunim me agjencinë “Innocean Berlin”, ka shpikur atë që quhet “prezervativi digjital”.

“Camdom”, i cili vjen nga bashkimi i fjalës kamera dhe prezervativ, është aplikacioni që u vjen në ndihmë të rinjve për të mos rënë pre e shantazhit përmes videove të regjistruara gjatë aktit seksual pa pëlqimin e tyre.

“Aplikacioni CAMDOM është i lehtë për t'u përdorur, njësoj si prezervativi dhe mbron përdoruesit nga regjistrimi i fshehtë i fotove, audios dhe videos, duke kyçur kamerën dhe mikrofonin e të gjitha pajisjeve të pranishme në dhomën e gjumit”, shprehen krijuesit e këtij aplikacioni.

Si përdoret ky aplikacion?

Fillimisht, duhet të afroni celularët pranë njëri-tjetrit dhe do të tërhiqni poshtë në një buton virtual për të aktivizuar aplikacionin.

Menjëherë, kamera dhe mikrofoni i pajisjeve tuaja telefonike do të kyçen automatikisht, duke ndaluar regjistrimin e videove pa leje. Nëse dikush do tentojë të filmojë fshehurazi, do të bjerë një alarm për të paralajmëruar të tjerët për kërcënimin e mundshëm të regjistrimit pa leje. Butoni duhet të shtypet njëkohësisht nga të gjithë të përfshirët për të zhbllokuar kamerën dhe mikrofonin.

“Perzervativi digjital” për gjeneratën digjitale është zhvilluar nga Felipe Almida dhe mund të bllokojë filmimin e videove nga disa pajisje njëkohësisht.

“Telefonat inteligjentë janë bërë një zgjatim i trupit tonë dhe ne ruajmë shumë të dhëna të ndjeshme në to”, shprehet Almida."Për t'ju mbrojtur nga regjistrimi i përmbajtjeve pa leje, ne kemi krijuar aplikacionin e parë që mund të bllokojë kamerën dhe mikrofonin tuaj thjesht nëpërmjet përdorimit të Bluetooth.", shpjegoi ajo.

Marka gjermane e prezervativëve “BILLY BOY” shprehu se është e përkushtuar të ndihmojë të rinjtë të përjetojnë kënaqësi pa pasur frikë se mos filmohen, teksa ky aplikacion është shpikja e parë teknologjike që mbron jetën seksuale në sferën digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat