Si të shpëtoni lidhjen tuaj vetëm me një fjalë?!

Life style

Si të shpëtoni lidhjen tuaj vetëm me një fjalë?!

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 23:35
Ilustrim

Nuk ka marrëdhënie pa grindje dhe konflikte. Dashuria është një proces i vazhdueshëm që kërkon ndërtim dhe përmirësim për t'u përshtatur me ndryshimet e botës përreth. Shumë çifte arrijnë të përballojnë stuhitë e jetës, por disa nuk e bëjnë dot.

Po sikur të kishte një mënyrë të thjeshtë për të shpëtuar një marrëdhënie? Një këshillë e vogël që, nëse zbatohet siç duhet, mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien tuaj

Fatmirësisht, ka.

Një studim i vitit 2015, i publikuar në revistën "Personal Relationships", nënvizoi rolin e mirënjohjes në një marrëdhënie, veçanërisht përballë shqetësimeve, sidomos atyre financiare. Rezultatet treguan se çiftet që shprehnin mirënjohje më shpesh kishin martesa më cilësore dhe ishin më pak të predispozuar për divorc.

Nuk është e komplikuar. Një thjeshtsi si të thuash “faleminderit” më shpesh është e mjaftueshme për ta bërë marrëdhënien tuaj më të lumtur.

Studimi përfshiu 468 çifte, të cilëve iu kërkua të vlerësonin cilësinë e martesave të tyre dhe mënyrën si shprehnin mirënjohjen për njëri-tjetrin. Aty kishte një korrelacion të qartë midis niveleve të larta të mirënjohjes dhe martesave me vlerësim të lartë.

Dr. Allen Barton, një nga autorët, tha: “Kjo tregon fuqinë e ‘faleminderit’. Edhe nëse një çift po përjeton shqetësime dhe vështirësi në fusha të tjera, mirënjohja në marrëdhënie mund të ndihmojë në promovimin e rezultateve pozitive martesore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat