Hobit bëjnë jetën argëtuese. Madje, disa prej tyre vijnë me një bonus të madh: mund të zgjasin jetën tuaj.
Hulumtimet tregojnë se disa hobi kanë një ndikim kaq të fuqishëm në mirëqenien tuaj, saqë mund t’i shtojnë vite apo edhe dekada kohës tuaj në tokë.
Më poshtë janë disa hobi që shkenca thotë se mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj:
Të lexuarit
Stresi është një burim kryesor i problemeve shëndetësore që shkurtojnë jetën. Por, thjesht marrja e një libri dhe arratisja në një botë tjetër mund të zvogëlojë nivelet e stresit me 68%, sipas një studimi nga Universiteti i Sussex në Angli.
Kopshtaria
Disa studime tregojnë se aktiviteti fizik i kopshtarisë, i kombinuar me të qenit në një atmosferë të harlisur dhe të gjelbër, mund të përmirësojë dhe zgjasë jetën. Sipas një studimi australian, njerëzit në të 60-at që merren me kopshtari ulin rrezikun e zhvillimit të demencës me 36%.
Gatimi
Ushqimet e restoranteve dhe ushqimet e përpunuara mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj, duke kontribuar në sëmundje që shkurtojnë jetën si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Në të kundërt, njerëzit që bëjnë vakte nga e para kanë më shumë gjasa të hanë ushqime më të shëndetshme.
Dëgjimi i muzikës
Një melodi e mirë mund të ushqejë veshin dhe t’i shtojë vite jetëgjatësisë. Patrick Fagan, një pedagog në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, thotë se ndjekja e rregullt e koncerteve mund t’i shtojë vite jetës suaj. Studimi i udhëhequr nga Fagan zbuloi se vetëm 20 minuta dëgjim mund të rrisë ndjenjën tuaj të mirëqenies deri në 21%.
Vullnetarizmi
Një nga mënyrat më të mira për të bërë pak mirë për veten është të ndihmoni të tjerët. Por, vetëm nëse motivet tuaja janë të pastra. Një studim i botuar në revistën “Health Psychology”, zbuloi se vullnetarizmi me të vërtetë zgjat jetën, por me një paralajmërim të çuditshëm, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.
Ecja
Akti i thjeshtë i vendosjes së njërës këmbë përpara tjetrës mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin tuaj. Në mënyrë të pabesueshme, ata që bëjnë shëtitje të shpejta mund të jetojnë deri në 20 vjet më shumë se pjesa tjetër, sipas një studimi të klinikës Mayo.
Të kesh një kafshë shtëpiake
Pak lidhje janë aq të forta sa ato që lidhin pronarët me kafshët shtëpiake të tyre të dashura. Një sërë kërkimesh kanë zbuluar se këta pronarë gëzojnë shumë përfitime shëndetësore nga të qenit rreth miqve të tyre me gëzof.