A kanë qenë prindërit tuaj të rreptë me ju? A ju thonin vazhdimisht se duhet të pastroni dhomën tuaj, të bëni detyrat e shtëpisë dhe të mendoni për të ardhmen tuaj? Pothuajse të gjithë ne jemi rritur nga “nënat e bezdishme” që na e kanë bërë jetën të vështirë.
Ndonjëherë bezdisja dhe përpjekja për t’ju bindur ndoshta ka qenë e vështirë për t’u arritur, por një nga ekspertët thotë se nënat e tilla kanë fëmijë më të mirë. Megjithëse mamaja juaj mund t’jua ketë bërë jetën shumë të vështirë, ndoshta do të duhet ta falënderoni për këtë.
Studiuesja në Universitetin e Essex, Erica Rascon ka bërë një hulumtim që tregoi se nënat e rrepta kanë fëmijë shumë të suksesshëm dhe anasjelltas.
Në periudhën 2004 deri në vitin 2010, hulumtuesit ndoqën jetën e 15.500 vajzave të moshës 13 dhe 14 vjeç dhe zbuluan vajzat me prindër të rreptë kishin më shumë gjasa të shkonin në kolegj dhe të gjenin punë me paga më të larta. Një tjetër përfundim i pazakontë i studimit ishte se vajzat e rritura nën frymën e kujdesit të rreptë kishin shumë më pak mundësi të kishin një fëmijë nga një lidhje në gjimnaz apo shkollë të lartë.
Pa marrë parasysh se sa shumë u munduam të iknim nga nënat tona, këshillat e tyre kanë ndikuar në vendimet për të cilat ne mendojmë se i kemi bërë ato vetëm. Ndërsa rritet çdo fëmijë mendon se nëna e tij është shumë vrazhdë, edhe pse më vonë në jetë ai / ajo përfundon mirënjohës për të. Nëna juaj mund ta bëjë jetën tuaj shumë të vështirë, por rritja në personin e suksesshëm që jeni sot është në sajë të saj. Ju do të filloni të mendoni ndryshe dhe ndoshta një ditë ju do të veproni njësoj me fëmijët tuaj, sepse ju do të dini se kjo është rruga e drejtë.
Na tregoni në komentet më poshtë nëse nëna juaj ishte e rreptë?