Nëse ndiheni më të plogësht, me më pak humor ose edhe mund të shtoni peshë, mund ta fajësoni stinën e vjeshtës.
Por, të gjitha këto mund të jenë për shkak të lëvizjes së hormoneve, e që simptomat më të shpeshta janë stresi, problemet me ushqimin dhe gjumin, energjia e ulët, si dhe problemet me lëkurë, shkruan The Sun.
Herë pas here, çrregullimi hormonal mund të kërkojë trajtim mjekësor dhe kjo ndodh atëherë kur simptomat janë të vazhdueshme.
Simptomat gjithashtu mund përfshijnë edhe çrregullimet e ciklit menstrual si dhe ulje të dëshirës seksuale.
Por, sipas ekspertëve shëndetësorë për të arritur atë lumturinë hormonale dhe të largoni humorin e keq, atëherë duhet të provoni farat e lirit në drithëra.
Gjithashtu, ato që ndihmojnë shumë në rregullimin e hormoneve mund të jenë qepët, fasulet dhe kumbullat.
Këshillohet edhe që të bëhet përfshirja e vajit të peshkut, arrave dhe farave, derisa duhet shmangur ushqimet që mund të shkaktojnë djersitje, të tilla alkooli, sheqeri i lartë dhe ushqimet pikante.