Kultura dietike, vetë dieta si term është tregues i ndryshimit shoqëror që ka pësuar industria që po promovon dobësimin dhe nxitjen e humbjes së kileve te çdo moshë dhe çdo person.
Me vlerë aktuale në treg që kalon 70 miliardë euro, dieta është futur si term në mendjen tonë që fëmijë.
Nga kuptimi parë që ka pasur, sipas së cilit, dieta përfshin mënyrën sesi secili ha dhe stërvitet, pa u lidhur me dobësimin, evolimi i shoqërisë ka sjell në krijimin e një shpjegimi të ri për termin.
Tani “dietë” do të thotë të ndjekësh një proces të caktuar ushqimor që të çon në dobësim.
Me kalimin e kohës, u krijua edhe termi “dieta detoks” që sipas shpjegimit të parë do të thotë: regjim që nxjerr toksinat nga trupi. Shumica e sugjerojnë këtë dietë në periudhën pas festave, por jo vetëm, kur na ka zënë ndjenja e fajit se kemi ngrënë më shumë se zakonisht dhe kemi shtuar disa kile më tepër.
Por një pjesë e mirë ekspertëve të ushqimit thonë se nuk ekziston koncepti i detoksit me anë të një diete. Kjo sepse nuk ka asnjë provë apo studim mjekësor për toksinat që merr trupi nga ushqimi i freskët (i tepruar).
Sado e pabalancuar të ketë qenë dreka ose darka juaj, nuk ka gjasa të ketë toksina në ushqimin e shtëpisë, (realizuar me ingredientë të freskët) që trupi nuk i përpunon vet.
Thënë kjo, trupi i nxjerr vet mbetjet jashtë me anë të punës së veshkave dhe mëlçisë. Sipas anabel, një dietë specifike e ashtuquajtur detoks, sipas nutricionistëve nuk e përmirëson aktivitetin e këtyre organeve.
Sipas tyre ka shumë rëndësi që ushqimi të shijohet siç duhet dhe të mos kesh ndjesi negative sa herë që ha. Mjafton të tregosh kujdes me ato që ha për të arritur stabilitetin fizik që po kërkon pa shkuar në dieta drastike, ose jo drastike.