Ky vend u shpall destinacioni nr. 1 në botë për t’u vizituar pas një ndarjeje

Life style

Ky vend u shpall destinacioni nr. 1 në botë për t’u vizituar pas një ndarjeje

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Dhimbja e ndarjes nuk është e lehtë, nuk është e këndshme dhe nuk është diçka që do t’ia dëshironim askujt. Me siguri mund të themi se një udhëtim është pikërisht ajo që ju nevojitet pas ndarjes. Të largoheni nga rutina e përditshme në një vend të ri mund t’ju ofrojë një perspektivë të freskët dhe një përvojë pozitive, vetëm për veten tuaj. Dhe “Miss Tourist” e di saktësisht se ku duhet të shkoni.

Faqja e udhëtimeve ka publikuar listën e vendeve më të mira për të udhëtuar pas një ndarjeje dhe ka emëruar Greqinë si vendin më të përshtatshëm për këtë qëllim. Për të përzgjedhur vendet kryesore, ekipi krijoi një listë të destinacioneve dhe përdori të dhëna nga “Tripadvisor”, “World Population Review”, “Worldometers” dhe “World Travel Index” për të vlerësuar secilin vend.

Secili destinacion u vlerësua bazuar në lehtësitë e mirëqenies, klasat dhe punët e ofruara, qasjen në natyrë, turizmin kulturor, mundësitë për blerje, restorantet, jetën e natës dhe në faktorë të tillë si përballueshmëria, mikpritja dhe siguria. Për një krahasim të drejtë, matja u standardizua për kilometër katror dhe për frymë.

Sipas ekipit, Greqia “shkëlqen në lehtësitë e mirëqenies (9.3 për 100,000 banorë), klasat (1.3 për 100,000 banorë) dhe dyqanet (27.5 për kilometër katror).” Dhe padyshim, Greqia ka disa nga plazhet më mahnitëse.

Portugalia renditet e dyta për shkak të shumëllojshmërisë së lehtësive të mirëqenies, qasjes në natyrë dhe numrit të lartë të tureve kulturore. Në listë ndjek Singapori në vendin e tretë, e më pas Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Zvicra, Japonia dhe Australia, duke plotësuar dhjetëshen më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat