Si t’i largoni njollat e deodorantit?

Life style

Si t’i largoni njollat e deodorantit?

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 09:06
Deodorantët mund të sjellin edhe telashe pasi jo rrallë herë lënë gjurmë në rrobat tona.

Deodorantët janë një zgjidhje shumë e mirë kundër djersës. Por megjithatë, mund të sjellin edhe telashe pasi jo rrallë herë lënë gjurmë në rrobat tona.

Por ngadalë! Nëse ndodh një gjë e tillë, mos u ngutni t’i hidhni rrobat tuaja ose t’i dërgoni në pastrim kimik të shtrenjtë.

Më poshtë janë disa truqe që do t’iu ndihmojnë të largoni njollat e deodorantit, në mënyrë shumë efektive.

Madje ato nuk janë aspak të shtrenjta dhe mund t’i realizoni lehtësisht në shtëpi.

Para se të aplikoni këto metoda në rrobat tuaja, testoni fillimisht në një pjesë të vogël të rrobave (bluzës, fustanit e të tjera).

Kripa

Kjo metodë ndihmon për të larguar njollat e vjetra në rroba. Është metodë e sigurt, si për rrobat e bardha ashtu edhe për ato me ngjyrë.

Merrni pak kripë, lageni pjesën e rrobës e cila është njollosur dhe shpërndani kripën mbi të. Lëreni të qëndrojë kështu për 8-12 orë ose gjatë gjithë natës.

Pastaj lageni bluzën ose çfarëdo veshje të jetë përsëri dhe shtoni pak më shumë kripë. Fërkoni pak pëlhurën. Hiqeni shtresën me kripë, vendosni rrobat brenda makinës larëse.

Uthulla

Lageni pjesën ku është njolla me uthull, lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes, lani rrobat si zakonisht.

Kjo metodë mund të shpëtojë rrobat me ngjyra, ashtu sikur edhe ato me material leshi dhe pëlhurat tjera natyrore.

Sidoqoftë, është më mirë të shmangni aplikimin e uthullës në rroba të bardha pasi mund të bëhen me ngjyrë të verdhë.

Lëngu i limonit

Me ndihmën e lëngut të limonit, mund të largoni njollat e freskëta të deodorantit.

Shtrydhni pak pika lëng limoni në vendin ku është njolla. Lëreni të qëndrojë kështu për 5-10 minuta dhe më pas lajeni bluzën ose çfarëdo lloj rrobe që është me dorë, në ujë të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat