Studimi: Nuk do të besoni se sa njerëz bëjnë seks gjatë vozitjes

Life style

Studimi: Nuk do të besoni se sa njerëz bëjnë seks gjatë vozitjes

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 08:22
Ilustrim

Seksin në veturë mjaft njerëz e kanë provuar, mirëpo seksin gjatë vozitjes, do të mendoni që e kanë provuar vetëm aventuristët e krisur. Mirëpo, nuk është kështu.

Me siguri tashmë jeni të vetëdijshëm se çfarë rreziku paraqesin telefonatat apo dërgimi i porosive nëpërmjet telefonave mobilë derisa jeni duke vozitur, mirëpo duket që për disa kjo gjë nuk është edhe aq ekstreme, andaj kanë dëshirë të bëjnë seks gjatë vozitjes.

Në bazë të studimeve të cilat i ka bërë kompania automobilistike “DriveMode”, një ndër gjashtë amerikanë ka thënë që ka praktikuar aktivitet seksual” derisa ka qenë duke drejtuar veturën.

Duket që kjo ide më shumë “i përndez” meshkujt, sesa femrat: 24 për qind e meshkujve kanë thënë që kanë pasur seks gjatë vozitjes, derisa vetëm 8 për qind e femrave kanë konfirmuar pjesëmarrjen në lojëra seksuale në veturë.

Mbase kjo ndodh për këto arsye:

1. Shumica e femrave më me dëshirë nuk do të përjetonin orgazëm gjatë ngecjes në komunikacion.

2. Nga ana anatomike më lehtë është qasja te penisi i shoferit, sesa te vagjina.

3. Meshkujt mbase më shumë i ndez adrenalina me rastin e shkeljes së pedaljes së gazit – në shumë aspekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat