A duhet të pyesim ChatGPT për marrëdhëniet dhe përvojat tona?

Life style

A duhet të pyesim ChatGPT për marrëdhëniet dhe përvojat tona?

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Sa aftësi ka një inteligjencë artificiale për të zgjidhur ato dilema të ndërlikuara mes njerëzve që shpesh krijojnë tension në marrëdhëniet tona? Si t’i qasemi një situate ku një çift na përfshin në debatet e tyre?

Këto probleme, megjithëse mund të duken të vogla përballë sfidave globale, janë dilemat e përditshme me të cilat përballemi të gjithë. Dhe janë shumë larg të qenit të lehta për t’u zgjidhur. Shpesh, jemi të mbyllur në perspektivat tona; bëjmë supozime të gabuara dhe nuk arrijmë të analizojmë situatat me mendje të qetë, gjë që na çon në vendime që shkaktojnë stres e zhgënjim që mund të zgjasin për muaj apo edhe vite.

Aftësia për të lundruar në këto situata nuk matet në testet standarde të inteligjencës, por hulumtimet e fundit për “arsyetimin” sugjerojnë se kjo mund të matet në mënyrë të besueshme – dhe ndryshimet midis dy njerëzve në këtë aftësi mund të kenë pasoja të rëndësishme në mirëqenien e tyre.

Në serinë e parë të BBC-së “AI kundër Mendjes,” Robson vendosi të zbulojë nëse inteligjenca artificiale, përmes modeleve të mëdha të gjuhës si ChatGPT, mund të ofrojë atë “arsyetim” që shpesh na mungon. Duke qenë se kishte shkruar shumë mbi inteligjencën njerëzore dhe vendimmarrjen, priste që përgjigja të ishte një “jo” e madhe – por u befasua.

Kapaciteti i mendjes dhe inteligjenca emocionale

Pyetja se si mund të matet kapaciteti i mendjes njerëzore ka zënë psikologët që nga fillimet e kësaj disipline. Në fillim të shekullit XX, psikologët krijuan teste për të matur zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe për të kuptuar sa larg ishin nga mosha mesatare e tyre mendore. Këto teste vazhduan të përmirësoheshin dhe sot, përmes IQ-së, janë shumë të njohura për të matur aftësi të ndryshme.

Por, përtej kapacitetit të pastër intelektual, që matet me IQ, psikologët modernë sugjerojnë matjen e aftësive specifike, si vendimmarrja racionale, të menduarit kritik dhe madje, edhe “arsyetimin” – gjykimin e mirë që mund të ndihmojë për vendime të qëndrueshme dhe të mençura gjatë jetës.

Në një eksperiment, psikologu Igor Grossmann identifikoi disa “dimensione” të arsyetimit: njohja e kufijve të dijes, njohja e mundësisë për ndryshim, marrja në konsideratë e perspektivave të ndryshme, kërkimi i kompromisit dhe gjetja e zgjidhjes së konflikteve. Duke vlerësuar njerëz të ndryshëm, ai gjeti se arsyetimi me vend mund të parashikojë më mirë mirëqenien e njerëzve se sa IQ-ja e tyre.

Po, a mund të tregojë inteligjenca artificiale të njëjtin arsyetim?

Inteligjenca artificiale, si ChatGPT dhe Claude Opus, janë trajnues të mëdhenj gjuhësorë që kanë përpunuar sasi të mëdha teksti për të mësuar se si t’i përgjigjen pyetjeve. Shpesh, rezultatet e tyre janë mbresëlënëse dhe kalojnë disa teste inteligjence me sukses të madh. Në një eksperiment të fundit, një psikolog e vlerësoi ChatGPT-në me një IQ prej 155 – më e lartë se 99.9% e njerëzve që i janë nënshtruar testeve të ngjashme.

Në përpjekje për të kuptuar nëse AI mund të tregojë “arsyetim,” Grossmann dhe ekipi i tij krijuan disa skenarë që përfshinin situata nga rubrika të njohura për këshilla. Për shembull, një pyetje e zakonshme ishte për një çift që nuk binte dakord për orarin e gjumit. ChatGPT sugjeroi që partnerët të punonin për të gjetur një kompromis që do të funksiononte për të dy, madje të kërkonin ndihmë profesionale nëse nuk arrinin të zgjidhnin konfliktin.

Përgjigjja e chatbot-it u vlerësua me pikë për ndjeshmërinë ndaj ndryshimit, kërkimin e kompromisit dhe zgjidhjen e konfliktit, por nuk tregoi shumë përulësi intelektuale dhe nuk mori pikë për marrjen në konsideratë të perspektivave të ndryshme. Në shumë nga pyetjet, AI rezultoi e krahasueshme me performancën e njerëzve, me përjashtim të mungesës së përulësisë intelektuale.

Po ju tregojmë një test të vogël:

Ja përgjigjia e ChatGPT, kur u pyet si të veprosh kur mendon që je tradhtuar:

“Qetësohu dhe mendo mirë para se të reagosh. Diskuto me të për atë që ke parë dhe dëgjo shpjegimin e tij. Pas kësaj, vendos nëse dëshiron të vazhdosh lidhjen apo të ecësh përpara. Kujto se meriton respekt dhe sinqeritet në çdo marrëdhënie.”

Lidhur me mënyrën se si mund të veprosh kur një çift të përfshin në zënkën e tyre ChatGPT sugjeroi:

“Nëse një çift ju përfshin në debatin e tyre, qëndroni neutral. Mos merrni anë dhe përpiquni t’i dëgjoni të dy pa u përfshirë emocionalisht. Thoni diçka si: ‘Më vjen keq që po kaloni këtë, por nuk dua të përfshihem.’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat