Shkenca: Të jesh pak budalla është çelësi i lumturisë

Life style

Shkenca: Të jesh pak budalla është çelësi i lumturisë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 08:10
Ilustrim

“Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!”.

Thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca.

Nëse ajo që bëjmë përditë nuk është tjetër veçse të menduarit, magazinimi i sa më shumë informacioneve, parashikimi i së ardhmes, ndoshta është më mirë që të mësojmë t’i dorëzohemi ‘armikut’: injorancës!

Pikërisht ky është çelësi i lumturisë, sipas studimit të Australian National University: “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë”, shpjegon Michael Smithson, profesori i kërkimeve në shkollën e psikologjisë.

“Për të shijuar lirinë personale e keni të domosdoshme të mos njihni disa aspekte të jetës, qoftë asaj të tashme, qoftë së ardhmes! Nëse do dish se si do shkojë e gjithë e ardhmja jote, me siguri që vendimet e tua për të ardhmen do ndikoheshin”, pohon studimi.

Kurioziteti dhe kreativiteti ngacmohen te ne pikërisht për të mbushur boshllëqet: pikërisht për këtë arsye, sidomos artistët e artizanët, shkencëtarët apo sipërmarrësit, duhet ta mirëpresin injorancën dhe ta mbushin me ide të reja.

“Ka gjithmonë diçka të cilën e shpërfillim, të mos ishte kështu nuk do kishim asgjë për të zbuluar!”, shton studiuesi Smithson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat