Intimiteti emocional vs intimiteti fizik: Pse na duhen të dyja

Life style

Intimiteti emocional vs intimiteti fizik: Pse na duhen të dyja

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 12:18

Kur flasim për intimitetin, zakonisht i referohemi sferës seksuale. Në të vërtetë, ka shumë artikuj të botuar se si të përmirësoni intimitetin tuaj, si ta riktheni pasionin kur fillon të zbehet dhe shumë të tjera. Por ka një lidhje tjetër shumë të rëndësishme që duhet t'i kushtoni vëmendje në marrëdhënien tuaj, dhe ai është intimiteti emocional.

Intimiteti emocional është njësoj i rëndësishëm si ai seksual, por duket se për të flitet më pak.

Le të shpjegojmë secilën prej tyre dhe më pas të shohim se si, kur kombinohen, krijojnë një alkimi simbiotike për ta mbajtur raportin tuaj të shëndetshëm dhe të lumtur.

Nevoja për intimitet fizik

Intimiteti fizik ose seksual nuk kërkon domosdoshmërisht një lidhje të fortë emocionale që të ndodhë apo që të jetë i kënaqshëm.

Intimiteti fizik përfshin në dukje thjesht dhe vetëm aktin, i cili mund të kryhet edhe mes dy personave që nuk kanë domosdoshmërisht një lidhje dashurie. Dy të rritur, shokë me benefite, mund të shijojnë intimitetin fizik pa ndonjë ndjenjë të fortë emocionale.

Megjithatë, të rriturit e kuptojnë se një bazë e mirë e intimitetit emocional rrit anën fizike të marrëdhënies, e cila nuk zëvendësohet nga raporte të tjera si miqtë me përfitime apo “one night stand”.

Intimiteti emocional është gjithashtu thelbësor

Ndryshe nga intimiteti fizik që mund të ndodhë me pak ose aspak lidhje emocionale mes partnerëve, intimiteti emocional është një lidhje që rritet dhe thellohet mes dy njerëzve të dashuruar. Një marrëdhënie dashurie e shëndetshme nuk mund të ekzistojë pa praninë e intimitetit emocional.

Çifti duhet të ndihet i sigurt, t'i besojë plotësisht njëri-tjetrit, të ketë aftësinë t'i zbulojë dobësitë dhe nevojat njëri-tjetrit, por me sigurinë se partneri i tyre do të jetë gjithmonë pranë tyre. Intimiteti emocional është themeli për një marrëdhënie të shëndetshme, për të cilin duhet punuar vazhdimisht. Një marrëdhënie nuk mund të “mbijetojë” pa intimitet emocional, pasi është ky element që e ndihmon dashurinë të mbijetojë në kohërat më të vështira.

Cila është "receta" e intimitetit emocional?

Komunikimi: Intimiteti emocional thellohet kur ju dhe partneri juaj bëni një diskutim që shkon përtej përditshmërisë, ku mund të përfshihen tema të ndryshme dhe qasja juaj ndaj saj.

Ekspozimi: Intimiteti emocional rritet kur ndani momentet tuaja të dyshimit, frikës, trishtimit dhe dhimbjes dhe ndjeni mbështetjen e partnerit tuaj që iu lë të kuptoni se gjithçka që po përjetoni është normale.

Besimi: Duhet besim dhe çiltërsi 100% në mënyrë që çifti të përjetojë intimitet emocional.

Një marrëdhënie ka nevojë për intimitet. Ajo ka nevojë për intimitet fizik dhe emocional për të zhvilluar një marrëdhënie që është vërtet e shëndetshme dhe e kënaqshme për të dy partnerët.  

Intimiteti fizik dhe emocional, të dyja janë po aq të rëndësishme.

E vërteta është se ju nuk mund të keni intimitet të mirë fizik pa intimitet emocional dhe nuk mund të përjetoni intimitet emocional pa komponentin fizik gjithashtu.

Ndonjëherë ekuilibri nuk është i përsosur. Do të ketë raste në një marrëdhënie ku një person ka nevojë për një lloj intimiteti më shumë sesa për tjetrin. Në fillim, shumica e çifteve duan që pjesa fizike e këtij ekuilibri të peshojë shumë. Ndërsa koha kalon, do të ndodhë një anim natyral, duke favorizuar lidhjen emocionale. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur dikush kalon nëpër faza si shtatzënia,sjellja në jetë e një fëmije dhe rritja e tij apo në sfida të vështira në jetë.

Nëse po kërkoni të ndërtoni një marrëdhënie afatgjatë, duhet të keni të dyja llojet e intimitetit. Pa to, marrëdhënia është mjaft boshe dhe do të shoqëroheni nga një ndjenjë pasigurie.

Intimiteti fizik është shpesh "forca lëvizëse" që së pari bashkon dy njerëz. Por është intimiteti emocional ai që është sekreti i marrëdhënieve afatgjata dhe seksit marramendës.

Partnerët romantikë që janë të suksesshëm në shprehjen e emocioneve të tyre gëzojnë martesa shumë më të lumtura dhe jetë më të gjatë se ata ku njëri partner nuk ndjehet rehat ose refuzon të ndajë gjendjen e tij/saj emocionale.

Një sugjerim për të eksploruar dy llojet e intimitetit: Udhëtoni!

Shkoni në një udhëtim së bashku! Përjetoni në një aventurë. Eksploroni një vend të ri me partnerin tuaj, një vend që asnjëri prej jush nuk e ka vizituar ndonjëherë. Jo vetëm që do të krijoni kujtime të reja, të përbashkëta , por do ta vendosni veten në një mjedis të ri që ngjall biseda të ndryshme që nuk i keni bërë më parë. Ju gjithashtu do të dilni nga rutina juaj normale, e cila ju lejon të lidheni në një mënyrë të re, veçanërisht seksualisht. Pra, nëse po kërkoni të thelloni lidhjen tuaj fizike dhe emocionale, planifikoni një fundjavë ose një udhëtim në një vend të ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat