Takimet e para të dashurisë: Pyetja që përcakton vijueshmërinë e një marrëdhënie!

Life style

Takimet e para të dashurisë: Pyetja që përcakton vijueshmërinë e një marrëdhënie!

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:12
Ilustrim

"Date-et" e para të dashurisë, mund të jenë thjeshtë takime në një mbrëmjë çfarëdo por mund të jenë edhe ato që mund të shënojnë takimet e një jete….

Sipas studjuesve, ekziston një pyetje e cila ka aftësinë e veçantë për të përcaktuar përputhshmërinë në dashuri. E cila shkon përtej fuqisë së tërheqjes fizike që ndodh rëndomë të jetë në plan të parë në takimet e para.

“Pse ti je beqar/e?” ose për t’a shtruar këtë pyetje në mënyrë më delikate dhe të kujdeshme “Pse një njeri kaq special si ty, është akoma beqar/e?”

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve në çift, kjo është një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar karakterin e tjetrit dhe në mënyrën sesi ai/ajo mund të menaxhojë të kaluarën e vet dhe për rrjedhojë dhe kapacitetet e tij për t’u rritur dhe zhvilluar së bashku.

Nga përgjigja e marrë në këmbim, është e mundur të kuptojmë pjekurinë emocionale të personit që kemi përballë.

Sepse në këtë mënyrë mund të kuptojmë sesa përgjegjësi ai/ajo mban për dështimet në dashuri në të shkuarën dhe sesa mësime mund të ketë marrë dhe të qenit koshient për gabimet vetjake.

Është gjithmonë një sinjal i mirë kur njerëzit pranojnë të marrin përgjegjësitë mbi supe dhe të harrojnë egoizmin e panevojshëm. Nëse dikush e nis diskutimin me ankesa për ish-in në lidhje me dështimet e të shkuarës, të luash rolin e viktimës dhe adresimin e përgjegjësive tek tjetri, është padiskutim e gabuar!

Marrëdhënie që kanë shumë mundësi të mos funksionojnë dhe të mos jenë të shëndetshme në të ardhmen tyre të largët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat