“Tregomë kanakarin tuaj, do të të them kush je” – ‘parullë’ e psikologut të Universitetit të Britanisë së Madhe, Bath Spa.
Shkencëtarët kanë bërë hulumtimin për të mësuar a zgjedhin vërtet pronarët racën e cila sipas temperamentit u përgjigjet karakterit të tyre.
Në studim janë intervistuar 1.000 pronarë qensh, në bazë të përgjigjeve të të cilëve psikologët kanë përcaktuar që shtatë grupe të racave të ndryshme i përgjigjen tipit të personalitetit të pronarit.
Sportiv
Nëse jeni pronarë të racave Retriever, Labrador apo Cocker Spaniel, do të thotë që jeni të hareshëm, të qetë dhe të ndjeshëm. Jeni aktivë dhe dëshironi të hulumtoni natyrën.
Baritor
Pronarët e mbrojtësve të deleve, por edhe të qenve Dalmatin, Boulldog, Schnaur, siç theksojnë shkencëtarët, janë ekstrovertë, komunikues, gjithmonë të gatshëm për aksion dhe argëtim.
Mbrojtës i bagëtisë
Nëse zgjedhja juaj është Beagle apo racë amerikane, do të thotë që jeni personalitet i qëndrueshëm emocionalisht. Jeni të vendosur, keni “nerva” të mira dhe jeni të kënaqur me jetën tuaj.
Qen të vegjël
Pronarët e terrierit të Yorkshire, Pekingese apo Moops, janë shumë inteligjentë dhe me prirje artisti. Shumica mendojnë që janë mendjemëdhenj dhe besëtytë, mirëpo kur i njohin e kuptojnë që janë shumë miqësorë.
Komformist
Terrierët e Bostonit, Shar Pei, Chow Chow, Bulldog, Schnauzer dhe Doge janë raca, pronarët e të cilëve njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të lozin, janë të shoqërueshëm, por edhe letargjikë, të ngadalshëm dhe dëshirojnë të pushojnë.
Terrier
Pronarët e kësaj race janë të kujdesshëm në çdo gjë, të qetë, racionalë, mirëpo ndonjëherë dinë të duken edhe të ngurtë. Moto e tyre është “mesatarja e artë”.
Qen të punës
Doberman, Rottweiler, Bernardine apo Boxer janë asociacione të punës, ndërkaq pronarët e tyre janë të këndshëm dhe të hareshëm. Vlerësojnë çiltërsinë, sinqeritetin, janë të hapur. Janë shumë inteligjentë dhe shpesh të dashur në shoqëri.