Kujdes! Këto janë ngjyrat të cilat asnjëherë nuk duhet t’i vishni në takimin e parë

Life style

Kujdes! Këto janë ngjyrat të cilat asnjëherë nuk duhet t’i vishni në takimin e parë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar dashuri në jetën tuaj dhe keni takime të shpeshta me njerëz të ndryshëm për herë të parë, atëherë ky artikull do t’ju shërbejë për mirë

Përderisa është e vërtetë se me sasinë e mjaftueshme të vetëbesimit mund të kalosh çdo sfidë, në botën e modës rregullat janë rregulla.

Njerëzit gjithmonë tregojnë dhe sugjerojnë se çfarë të vishni në takimin e parë me një person, por asnjëherë nuk tregojnë se cilat ngjyra janë të ndaluara.

Për femrat

Pavarësisht se jeni qenia më e bukur, kjo nuk do t’ju garantoj që do të dukeni mirë në çdo gjë që e vishni.

Meshkujt thonë se gratë që veshin rroba me ngjyrë kafe në takimin e parë duken më të mërzitshme dhe mendojnë dy herë para se të veprojnë.

Përveç ngjyrës kafe, meshkujt thonë se as ngjyra e verdhë nuk duket bukur te femrat, e veçanërisht në takimin e parë.

Për meshkujt

Rregulli i ngjyrës së verdhë vlen edhe tek meshkujt. Shumë anketime të ndryshme tregojnë se meshkujt asnjëherë nuk duhet të vishen me të verdha në takimin e parë, pasi që cilësohet si ngjyrë e cila nuk duhet veshur në mbrëmje, e mbrëmja është koha kur shumica e takimeve ndodhin.

Gjithashtu, ngjyra rozë është “in”, por me këtë ngjyrë meshkujt nuk do ta impresionojnë një femër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat