Si ta harroni një herë e mirë ish-partnerin tuaj?

Life style

Si ta harroni një herë e mirë ish-partnerin tuaj?

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 23:33
Ilustrim

Ndërprisni kontaktet

Të mbani ende kontakt me të thjesht të mban të ngecur në të shkuarën, kështu që të paktën në fillim, ndërprisni çdo komunikim: hiqeni nga shokët në Facebook, nga Viber, Whats App, dhe zhdukni emrin e tij nga celulari juaj. Nëse keni shokë të përbashkët, ndërpritini marrëdhëniet përkohësisht edhe me ta, sa të kalojë pjesa e vështirë.

Udhëtoni në një vend të mrekullueshëm

Udhëtoni në një vend që është komplet i ndryshëm nga vendi ku jetoni. Nëse jetoni në një qytet të zhurmshëm, shkoni diku në një fshat të qetë dhe nëse jetoni në në qytet të vogël e të qetë, shkoni në një vend të zhurmshëm. Buxheti nuk jua lejon? Të paktën rrini në një pjesë të qytetit që nuk e keni frekuentuar më parë. Me gjithë stimulimet e reja nuk do keni kohë të mendoni për të shkuarën.

Kënaqeni veten

Një nga të këqijat më të mëdha të një ndarjeje: mungesa e seksit. Qëndroni larg shkretëtirës duke u argëtuar me lodrat e seksit. Mund të të japë edhe më shumë kënaqësi se ishi yt. Nuk i dihet.

Hani më shumë sallatë

Imazhi ikonik i post-ndarjes është vajza me tuta, e ulur në kolltuk, me telekomandë në dorë dhe me një kovë me akullore përpara. Do ta kaloni më shpejt këtë gjendje nëse hani shëndetshëm dhe shtoni stërvitjen tuaj. Kur ndihesh mirë për pamjen e jashtme, do fillosh të ndihesh më mirë edhe përbrenda.

Tregoni trupin

Hiqini rrobat e ngushëllimit pas ndarjes dhe nxirrni ato që ju bëjnë të dukeni edhe më seksi. Një palë taka të bukura, një minifund ose edhe një buzëkuq i flaktë. Çdo shikim që do të marrësh do të jetë një përforcues vetëbesimi. Oh, edhe nëse nuk keni ndërmend të kaloni në aktivitete të tjera, vishni ato të brendshmet super seksi me dantellë. Bëjani qejfin vetes.

Rezervoni një masazh

Përkujdesja e zhvendos fokusin tek ty në vend të lidhjes. Masazhi, manikyri apo trajtimet e tjera të bëjnë të ndihesh dhe të dukesh fantastike.

Na besoni për këtë. Edhe nëse ende nuk e keni harruar, silluni sikur e keni harruar...në një pikë të caktuar do të realizohet. Shkoni në party dhe flirtoni me ata që ju pëlqejnë, pas njëfarë kohe do të kuptoni se nuk po shtireni sikur po argëtoheni, por në fakt po kënaqeni vërtet.

Mbajeni veten të zënë

Një nga gjërat e vështira të ndarjes është mospasja e një shoku për të kaluar çdo ditë ose natë të javës. Për të zënë këtë hapësirë, bëni plane: organizoni mbrëmje me shoqet tuaja ose filloni një hobi të ri. Një kurs fotografie, kërcimi, joga ose edhe punë vullnetare.

Mos e pengoni veten që të qani

Lini mjaftueshëm hapësirë për ato netët e pakta kur qëndroni në shtëpi dhe reflektoi mbi një lidhje të humbur. Jepini vetes një orë ose dy që të nxirrni atë çka keni brenda sepse kjo ju ndihmon të shëroheni. Thjesht sigurohuni që ta mbyllni me diçka të mirë, si një banjë me shumë flluska ose një film komedi.

Ndizni kompjuterin

Miqtë tuaj mund të jenë mënyrë shumë e mirë për të harruar ishin tuaj, por mos i ngarkoni shumë edhe ata. Kur filloni të ndiheni keq, shkruani në një ditar apo e-mail-e për të që nuk do t’i çoni kurrë. Kurrë.

Hidhini sendet e tij të tualetit. Dërgojini me dikë tjetër rrobat që ai ka lënë në shtëpinë tuaj dhe mblidhini të gjitha dhuratat në një kuti. Mos i hidhni menjëherë sepse mund të pendoheni më vonë. Si dhe bëni një pastrim të përgjithshëm. Do t’ju ndihmojë të pastroni edhe mendjen si dhe të bëni hapësirë për gjërat e reja.

Shiheni realitetin në sy

Shumë femra kanë tendencën të idealizojnë ose t’i demonizojnë ish-partnerët e tyre. Nëse fokusoheni në faktin se ai ishte një pleh, thjesht do të mërziteni më shumë. Nëse kujtoni vetëm sa i mirë ishte, asnjë mashkull tjetër nuk do të arrijë në nivelin e tij. Prandaj bëni inventarin. Bëni një listë të të këqijave dhe të mirave që ai kishte si partneri juaj.

Filloni të shihni për njerëz të rinj

Daljet për të kërcyer apo për të flirtuar funksionojnë si rritës vetëvlerësimi, shkruan Ababel. Kur vjen puna për të dalë në një takim me dikë tjetër, thjesht jini të sigurta se jeni gati dhe se do të argëtoheni. Që domethënë nuk do ta merrni personale nëse gjërat mes jush nuk ecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat