Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës

Life style

Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Dashuria është e verbër, të paktën kështu thonë, por një hulumtim pretendon se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë dhe shëndetin e marrëdhënies suaj.

Ideja për të takuar dikë dukshëm më të vjetër, ose më të ri, mbetet një diskutim i gjerë ende në shoqërinë e sotme, reagimet e së cilës janë nga më të shumta, që nga pranimi e deri tek kundërshtimi absolut.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta , sa më e madhe të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes.

Pas analizimit të të dhënave nga 3000 njerëz, studiuesit zbuluan se çiftet me një diferencë moshe 5 vjeçare kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen sesa njerëzit e së njëjtës moshë.

Kjo përqindje rritet në 39% për çiftet me  një diferencë moshe prej 10 vjetësh  dhe në 95% për ata që janë “të ndarë” me  dy dekada . Për ato 30 vjet larg , gjasat për divorc janë 172% më të larta se bashkëmoshatarët.

Pra, çfarë është një hendek ideal në moshë?

Sa i përket  hendekut “ideal” të moshës , në kundërshtim me besimin popullor se çiftet duhet të kenë disa vite diferencë që një marrëdhënie të lulëzojë, studiuesit besojnë se është një vit. Në këtë rast, shanset për t’u ndarë janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.

“Mund të ndodhë që llojet e çifteve me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të ndahen për arsye të tjera ,” tha Hugo Mialon, një nga studiuesit e studimit.

I njëjti hulumtim arriti në përfundimin se sa më gjatë të jetë çifti bashkë , aq më të ulëta janë shanset për divorc. Konkretisht, ata që numëruan pesë vite lidhje kishin 76% më pak gjasa për t’u ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat