Një burrë ka rrëfyer se është ndarë me gruan e tij, pasi kjo e fundit e ka kuptuar se ai ka filluar ta përdorë një aplikacion takimesh.
Mirëpo, ai tha se është penduar që e ka bërë një gjë të tillë dhe e di se nuk do duhej ta bënte, por që indiferenca e gruas e kishte shtyrë drejt kësaj gjëje.
Por, burri mbeti i befasur kur pasi e dëboi nga shtëpia, gruaja tani po i merr paratë nga llogaria e përbashkët bankare.
Ai këtë po e cilëson si “vjedhje” dhe kërkoi këshillë nga psikologia e “The Sun”, përcjell “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Që kur gruaja ime mësoi se jam bashkuar me një aplikacion takimesh, ajo ka synuar të më heqë për gjithçka që kam.
Unë kam provuar gjithçka për ta rregulluar, por nuk ia del dot. Tani nuk mund të mos mendoj se ajo po përfiton nga situata.
Unë jam 32 vjeç, gruaja ime është 30 vjeç dhe u martuam tre vjet më parë, pas pesë vitesh së bashku.
Dasma kishte qenë kaq emocionuese, kështu që kur përfundoi ajo, gruaja ime u zhyt në punë, unë fillova të ndihesha i vetmuar.
E dija që ishte e zënë, por sa herë që përpiqesha t'i besoja, ajo më hiqte supet.
Në një moment dobësie të plotë, vendosa të shkarkoj një aplikacion takimesh. Duke parë prapa, e di që ishte gabim, por isha i dëshpëruar për shoqëri.
Gruaja ime më kapi shumë shpejt pasi pa një njoftim që shfaqej në telefonin tim. Unë u përpoqa të kërkoja falje, por ajo më dëboi nga shtëpia jonë dhe nuk më ka folur që atëherë.
Tani ajo po e zbraz gradualisht llogarinë tonë të përbashkët bankare. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për tërheqje prej 50 ose 500 £, është e qartë se ajo po përpiqet të më mashtrojë.
Jam përpjekur të flas, por ajo refuzon të komunikojë.
Unë nuk mund ta kutpoj se si ajo mund ta bënte këtë për mua.
Përgjigja e psikologes: Keni bërë një gabim, por gjëja më e rëndësishme është që ju të jeni të vetëdijshëm dhe të jeni përpjekur t'i rregulloni gjërat.
Ndërsa gruaja juaj ka çdo të drejtë të jetë e mërzitur, por ajo po e çon atë në ekstrem. Pavarësisht se çfarë keni bërë, nuk ka asnjë justifikim për vjedhje.
Nëse ajo refuzon të komunikojë, do të ishte më mirë të tërhiqnit gjysmën e asaj që ka mbetur dhe të merrni këshilla urgjente financiare.
Duhen dy persona për të krijuar një marrëdhënie; ju nuk mund ta bëni vetë.