Erdhi përgjigjja e shumëpritur: Ja ku ‘zhduken’ çunat pas seksit!

Life style

Erdhi përgjigjja e shumëpritur: Ja ku ‘zhduken’ çunat pas seksit!

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Ata të katërt janë cool, por s’janë veç kullera… se dy prej tyre janë edhe beqarë! Në emisionin “Jo veç kullera” në Andale, kemi dy (ose 1 e gjysmë, meqë Aldi u deklarua si gjysmë robi) nga 350,000 beqarët e Shqipërisë. Nëse keni menduar ndonjëherë pse disa çuna zhduken sapo mbaron akti intim, nuk jeni të vetmet, por tani kemi një përgjigje!

Gjithçka nisi me një voicemail që ndezi diskutimin:

“Çuna, si jeni? Si ju kam? Ore, kam një pyetje për një situatë që më ka ndodhur mua dhe të gjitha shoqeve të mia. Pse të gjithë çunat ikin direkt nga krevati pas seksit? Mos ndodh ngaqë jeni egoistë të pacipë? Apo thjesht keni ndonjë kompleks të lindur?”

Salioni, ndau me ne filozofinë e tij të jetës dhe tha:

“Thjesht njeriu arrin pikën e lumturisë, kulmin, dhe pastaj do të rrijë i qetë.”

Ndërkohë, Eno (i cili, sipas bisedës, ka lindur i fejuar) u kujtua për kohët e beqarisë dhe shtoi mendimin e tij. Por pjesa më interesante ishte strategjia e përbashkët e Salionit dhe Tomasit: dushi!

“Iki direkt në dush dhe e zgjidh problemin direkt. Ika unë, o shpirti,” tha Salioni.

Por çështja e “zhdukjes” pas seksit nuk ka vetëm një arsye, sipas Tomasit:

“E sheh dhe thua: prandaj duhet të mendoj me tru.”

Pra, sipas tyre, gjithçka varet nga ndjenjat dhe sa i rëndësishëm është personi tjetër për ta. Nëse ka dashuri, largimi nuk është në skenarin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat