Gjidhënia nuk është metodë e sigurt kontracepsioni

Life style

Gjidhënia nuk është metodë e sigurt kontracepsioni

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 09:03
Kjo varet po ashtu edhe nëse e ushqeni foshnjën me gji.

Shumë nëna të reja besojnë se pas lindjes për aq kohë sa mungojnë menstruacionet, ato nuk mbesin shtatzënë.

Ovulacioni dhe menstruacionet kthehen kur hormonet e trupit tuaj rregullohen pas lindjes. Është e vështire të thuhet se kur saktësisht do të kthehen.

Kjo varet po ashtu edhe nëse e ushqeni foshnjën me gji.

Kthimi i menstruacioneve ndryshon shumë mes femrave, tek disa gra menstruacionet kthehen pas 6-8 javësh, ndërsa tek disa ato nuk kthehen derisa të ndërpresin gjidhënien.

Sidoqoftë, gratë që ushqejnë me gji kanë më pak gjasa të iu kthehen menstruacionet, por duhet të kihet kujdes se gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni, kështu që mund të mbeteni shtatzënë.

Ekzistojnë shumë metoda me anën e të cilave mund të pengohet shtatzënia e padëshiruar, por për të zgjedhur se cila metode është më e mira për një femër duhet biseduar me gjinekologun.

Duhet të përdoret vetëm nëse një grua nuk ka një perioda, është plotësisht ose pothuajse plotësisht duke ushqyer me gji (pa kaluar më shumë se 4-6 orë mes vakteve) dhe ka lindur gjatë gjashtë muajve të fundit.

Është vetëm një metodë e përkohshme e kontrollit të lindjes. Sapo të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur një grua ka lindur, ose nëse ndonjë nga kriteret e tjera nuk plotësohet më, rekomandohet  vendosja e një forme tjetër të kontrollit të lindjes, thotë  thotë Amanda Kallen, profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Yale në New Haven.

Megjithatë, nëse jeni një nënë e re që ende nuk është gati për një shtatzëni të dytë, rrini në një kontroll të lindjes të rekomanduar nga gjinekologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat