Dekorimet e parakohshme të Vitit të Ri po vrasin shpirtin e festave!

Life style

Dekorimet e parakohshme të Vitit të Ri po vrasin shpirtin e festave!

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Pas Halloween-it, shumë njerëz vendosin të fillojnë dekorimin e shtëpive të tyre për festat e Vitit të Ri. Ama, ka një problem. Nuk është Viti i Ri! Kemi ende Festat e Nëntorit përpara.

E imagjinoni se çfarë dëmi po shkaktoni? Në dhomën e ndenjjes do të jetë një pemë e Krishtlindjeve e zbukuruar me drita dhe xixa, kur familja do të mblidhet e gjitha së bashku për të festuar…Festën e Flamurit.

Është një gjë të tolerosh dyqanet dhe lokalet që nisin dekorimet që në fillim të nëntorit për të tërhequr klientë si me karrem, por NE nuk duhet të marrim pjesë në këtë valle. 

Festat e fundvitit po gllabërojnë tremujorin e fundit të vitit tonë. Dhe e dini çfarë? Po e bëjnë Halloween-in dhe Festat e Nëntorit më pak të veçantë.

Rreziqet e zvarritjes së Vitit të Ri
E kuptojmë se mënyra se si ne i festojmë Festat e Fundvitit ndryshon pak nga brezi në brez. Por, si mund të qëndrojnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri të veçanta nëse e lini pemën tuaj të vendosur për gjysmën e vitit?

Po, po e dimë. Është shtëpia juaj. Ju mund të dekoroni si dhe kur të dëshironi. Dhe pema e Vitit të Ri është një angari e vërtetë për t'u vendosur dhe hequr.

Nëse vazhdojmë ta lëmë atmosferën festive të fundvitit të depërtojë në pjesë të tjera të vitit ku nuk i takon, përfundimisht do të jetë si një gjarpër që ha bishtin e vetë. Fillimi i festimit tonë tre muaj përpara dhjetorit, para se Halloween-i të ketë një shans, është shumë herët. 

Nëse festimi i Krishtlindjeve bëhet normal gjatë gjithë vitit, nuk do të ketë të njëjtin hijeshi. Festimi i saj për tre muaj rresht padyshim që do të bëjë që festa të mos ofrojë të njëjtin entuziazëm sapo të vijë 25 dhe 31 dhjetori.

 A duam të mërzitemi nga këngët e Festave në radio pikërisht në kohën kur duhet t'i shijojmë më shumë? Sepse nëse fillojmë të festojmë tani, kjo do të ndodhë. 

Festimi i Krishtlindjeve kaq herët shpërfill plotësisht festat e mahnitshme dhe argëtuese në mes. Krishtlindjet janë një kohë argëtuese dhe e gëzuar e vitit, por nëntori nuk është koha e duhur për të filluar festimin e saj. Viti i Ri do të vijë, nëse mund të ndalim festën tani për tani, do të jetë shumë më i mirë kur të ndodhë në kohën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat