Si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë? Mos lejoni hemorroidet t’ju mundojnë. Ndiqni këto këshilla të thjeshta për t’u përballur me këtë problem të zakonshëm të shtatzënisë.
Hemorroidet nuk janë të rrezikshme në shumicën e rasteve, por janë shumë të pakëndshme.
Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, kruajtja rreth zorrës së trashë, dhimbje gjatë e pas defekimit, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e venë gruan në një situatë deprimuese dhe shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje.
Ju do të keni nevojë për: ushqim të pasur me fibra; ujë; stërvitje; vaskë të ngrohtë; kompresë të ftohtë; facoleta të lagëta; kremra për lyerje.
Vërejtje: Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake, vizitoni mjekun.
Hani ushqime të shëndetshme – Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë.
Pini ujë – Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku). Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë.
Stërvituni – Ushtroni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t’ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor.
Zhytuni në vaskë të nxehtë – Zhytuni për 15 deri në 20 minuta në ujë të nxehtë duke mbuluar vithet dhe ijët tuaja.
Këshillë: Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin.
Aplikoni gjësende të ftohta – Vendosni kompresa akulli ose gel të ftohtë në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin.
Aplikoni facoleta të lagëta – Pastrojeni zonën e prekur me faculeta të lagura pa aromë, pa alkool. Përdorni ato në vend të letrës së tualetit.
Pyeteni mjekun për kremrat – Bisedoni me mjekun tuaj për kremra të cilat mund t’i aplikoni së jashtmi, të cilat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.