Një eksperte e aplikimit të grimit, ka ndarë nuancën e përkryer për t’i bërë buzët të duken më të plota.
Mallory Osses, ndan këshilla të shumta për sa i përket sekreteve të bukurisë, të cilat mund t’i aplikoni lehtësisht edhe ju.
Osses së fundmi tregoi se cilën nuancë ta përdorni për buzët e vogla.
Ajo përdori buzëkuq me ngjyrë të ndezur të kuqe, ku përmes një videoje në Instagram ajo ndau edhe rezultatin.
Siç mund ta shihni edhe në video, buzët e saj ndryshojnë krejtësisht madhësinë në momentin që ajo aplikon nuancën e kuqe.