Stiloni flokët në këtë mënyrë për t’u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Life style

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t’u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 08:46
Ashley Paige

Influencerja e njohur në Instagram, Ashley Paige, ka ndarë një këshillë se si t’i rregulloni flokët në mënyrë elegante.

Metoda që ajo ka ndarë është tejet e thjeshtë, dhe siç thotë ajo është e përkryer për vjeshtë dhe dimër.

“Nëse dëshironi që t’i kapni flokët, dhe dëshironi të dukeni, elegante dhe me klas këtë vjeshtë dhe dimër ju nevojitet një krehër francez anësor”, tha ajo përmes një videoje.

Përmes dy krehërve, ajo kapi flokët e saj në të dyja anët, duke i dhënë një pamje tejet elegante figurës së saj.

Metoda ishte tejet e thjeshtë dhe mund ta aplikoni secila prej juve.

Influencerja ka një mori ndjekësish në Instagram, ku ndanë këshilla të shumta të modës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat