Kjo e enjte pritet të jetë e shkëlqyer për ju, të dashur Shigjetarë, falë hyrjes së Diellit në shenjën tuaj, një transit që do ju dhurojë forcë dhe vitalitet në çdo fushë.
Sfera sentimentale do jetë veçanërisht e favorizuar: guxoni të bëni hapa para në marrëdhënien me partnerin/en, sepse kjo mund të çojë në surpriza entuziazmuese. Dëshira për të eksploruar bashkë horizonte të reja, do ju shtyjë të gjeni mënyra të tjera komunikimi për të ndarë emocionet.
Për ata që janë single, rastet nuk do mungojnë: nixrrni në pah karizmën që ju karakterizon dhe gjithçka do shkojë më së miri.
Në planin profesional, krijimtaria do jetë Ass-i juaj nën mëngë. Një propozim i papritur ose një mundësi rritjeje mund t’ju hapë rrugën drejt një të ardhmeje premtuese, duke vlerësuar talentin tuaj dhe aftësinë që keni për t’i kapur ‘në ajër’ gjërat e reja.