Pavarësisht se sa të lodhur jemi, ndonjëherë e kemi të vështirë të flemë shpejt. Moti, stresi, ankthi, sëmundjet apo lëndimet janë të gjithë faktorë që mund t’ju pengojnë të flini mirë.
Ka shumë truke të dizajnuara për t’ju ndihmuar të bini në gjumë shpejt
Një truk i tillë njihet si riorganizimi kognitiv, i cili thuhet se i ndihmon njerëzit të flenë në më pak se pesë minuta.
Kirurgu, Karan Rajan, shpjegon pikërisht metodën që do t’ju ndihmojë me këtë problem.“Riorganizimi kognitiv mund ta thyejë ciklin e mendimeve të këqija gjatë natës, duke hequr përpjekjet tuaja aktive njohëse”, sqaroi eksperti.
Broja nuk grumbullohet për Brendtfordin, trajneri i Evertonit zbulon planin që ka për sulmuesin kuqezi
Për ta bërë këtë truk ju duhet të mendoni për një fjalë, dhe të përpiqeni të gjeni edhe fjalë të tjera të cilat fillojnë me të njëjtën shkronjë sikurse fjala paraprake.
“Zgjidhni një fjalë të rastësishme dhe për secilën shkronjë të asaj fjale mendoni për një fjalë tjetër që fillon me atë shkronjë dhe vizualizoni atë”, thotë Rajan.
“Pra, nëse zgjidhni një fjalë me B, përsëritni fjalë të tjera që fillojnë me këtë fjalë. Është e rëndësishme gjithashtu t’i vizualizoni këto fjalë pasi ju duket kinse po simuloni mikro ëndrra”.
“Këto janë imazhet kalimtare që ndodhin ndërsa kaloni në gjumë”.
“Sapo të bezdiseni nga një shkronjë, filloni me tjetrën. Ky truk ndihmon për të qetësuar mendimet sfiduese gjatë natës. Pra, nëse softueri juaj i gjumit nuk funksionon, ia vlen ta provoni”.