Gjinekologia e parë në Kosovë, Emine Gashi e ftuar në emisionin “Hambar” ka edhe një këshillë për të gjitha vajzat sa i përket shtatëzanisë.
Ajo ka thënë se koha më e mirë për të lindur fëmijë është nga mosha 20 vjeçare, pasi mbi 30 vjet njihet si paralindja e vonshme.
“Mbi moshën 30 vjeçare shihet si lindja e vonshme, mirëpo edhe ajo shpesh shkon me rrugën natyrale por shpesh edhe me briskë, më së miri është me e bë lindjen mbi moshën 20 vjeçare sepse më mirë dinë me çmu dhe mu kujdes për fëmijën.
Por 20 vjeçaret e sotme në këtë kohë janë duke u shkolluar, por që nuk mund të themi që nuk mund të bëhet edhe nënë edhe të shkollohet sepse një grua mund t’i bëjë të gjitha”, tha ajo.