Sipas librit të gurusë së sjelljeve dhe etikës William Hanson, "Just Good Manners", ju keni bërë shopping në momentet e gabuara, keni zgjedhur produktet në rendin e gabuar dhe keni bërë kthesa në formë “U” me karrocën tuaj, si disa nga gabimet më të zakonshme gjatë blerjeve në supermarket.
Por mos u shqetësoni, sepse ai shpjegon me finesë se si të bëni shopping në këtë libër.
Eksperti i etikës thotë: “Në kërkim të ofertave, konsumatorët bëjnë gabime të mëdha, duke lënë stafin dhe konsumatorë të tjerë të prekur nga mungesa e sjelljes së mirë. Shumë njerëz i kryejnë blerjet duke bërë veprime dhe zgjedhje që janë aq të ngulitura dhe rutinore, sa që rrallë mendojnë për to dhe pasojat e tyre.”
Koha kur duhet të bëjmë pazare për të shmangur “trafikun”
Sipas William për “më pak ankth”, duhet të bëni shopping mes orës 8:00 dhe 10:00 të mëngjesit të së hënës, nëse bëni shopping në një qytet të madh.
“Për ata që jetojnë jashtë një metropoli, mbrëmjet zakonisht janë më të qeta.”
Itinerari i duhur
Duhet të filloni blerjet në korridoret afër hyrjes, ku zakonisht janë produktet e freskëta dhe më pas të merrni ushqimet e tjera.
Kthesa me karrocë
Mos bëni kthesa me karrocën tuaj, paralajmëron William, pasi ndryshe “do të përballeni me zemërimin e heshtur dhe pasiv-agresiv të klientëve”.
Ai shton: “Më e mira është të ktheheni në fillim të supermarketit dhe të filloni sërish rrugën tuaj.”
Mos bllokoni rrugën ndërsa përdorni telefonin
William paralajmëron: “Të bllokoni rrugën ndërsa shfletoni rrjetet sociale në telefonin tuaj është një sjellje acarues.”
Përshëndesni stafin
“Idealja është me një përshëndetje verbale, por të paktën bëni kontakt me sy dhe jepni një buzëqeshje të lehtë,” thotë William.
Mos bisedoni në supermarket
William i këshillon njerëzit të mos bllokojnë korridoret me karrocat e tyre, duke biseduar.
Ai thotë: “Një çift karrocash të parkuara krah për krah e bëjnë të pamundur kalimin e atij korridori.” Ai sugjeron të takoni miqtë që hasni më vonë në kafene.
Të hani para se të paguani
A është në rregull të hani ushqimin që keni zgjedhur para se të paguani? Absolutisht jo. William thotë: “Buka e bardhë apo patatinat që po e hani ju ose fëmija juaj do të bëjnë thërrime dhe do të bezdisni të tjerët.”
Kasa
Në koordorin e supermarketit pranë kasës, “nëse nuk vendosni një ndarësin e produkteve për ‘klientin tjetër’, blerësi pas jush do të imagjinojë vdekjen tuaj të ngadaltë dhe të dhimbshme”, thotë William në librin e tij me shaka.