Vëmë bast se të gjitha jeni gjendur të paktën në një nga këto situata

Life style

Vëmë bast se të gjitha jeni gjendur të paktën në një nga këto situata

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Takimet e para janë gjithmonë emocionuese, por ndonjëherë dalin jashtë çdo lloj pritshmërie. Eksperiencat e vajzave në takime të para janë nga më të ndryshmet, nga ato më romantiket e deri tek ato më të çuditshmet. Dhe…ne do të ndalemi pikërisht te këto të fundit.

Siç thamë, eskperiencat tuaja muns të jenë të shumëllojshme, por jemi të bindur që e keni gjetur veten në të paktën një nga këto situata.

Pesë llojet e meshkujve në takimet e para:

1. Ai që vjen me shokun

Pra, keni folur me dikë në rrjete sociale, duket i zhdërvjellët dhe kohën më të madhe e kalon në lagje me shokët. Pas disa insistimeve, ku përfshihen edhe shprehje alla “çunash lagje”, vendos t’i japësh një shans për t’u takuar. Dhe…ja tek jemi në situatën e parë: Ai shfaqet me shokun e ngushtë, si një paketë dhe pret që edhe ti të kesh “respektuar” shokun e tij duke marrë me vere një shoqe.

Papritur e gjen veten në një situatë që nuk e prisje dhe sugjerimi ynë është vetëm një: Vrapo!

2.Ai që flet gjatë gjithë kohës për ish-in

Irrituese, acaruese, zhgënjyese, fyese, janë vetëm disa nga mbiemrat që e përshkruajnë këtë situatë! Ai duket i sjellshëm me ty, biseda në rrjete sociale po ecën mirë dhe më në fund do dilni në një takim. Mendon që po del vetëm me të por gabohesh! Ishi i tij do jetë prezente aty, ndonëse jo fizikisht.

3. Ai që kërkon “nuse për shpi”

Le të themi që djali në fjalë është me synime të qarta! Të ka parë e studiuar dhe ti plotëson kriteret për…nusen ideale! Ndërsa ti je ende e paqartë nëse do të ketë një takim të dytë, ai ka zgjedhur ngjyrat e dekorit të “baby shower” dhe ka njoftuar të ëmën se misioni u krye!

4. Ai që do të tregojë se ka lekë

“Zemra, merr ça të duash, mos e vrit menjen”, biseda nis gjithmonë me këtë fjali. Një “flamur i kuq” që ecën vjen drejt tavolinës ku je ulur dhe krejt padashje çdo fjali e tij “rrotullohet” rreth lekëve që ai ka (ose jo).

Nga veshjet firmato e deri tek jeta e aventurave të pafundme, ju e gjeni veten si në një “ankand”, ku dikush po përpiqet t’iu vendos një çmim. Do zhgënjeheshim nëse do na thonit se nuk jeni larguar menjëherë nga kjo situatë!

5. Ai që nuk e ka mendjen

Presidenti i SHBA-ve ka më pak punë se ai! Telefoni apo telefonat e tij nuk ndalojnë së rëni dhe ai nuk ndalon së ndërpreri bisedën (sepse nuk pret puna). Duket sikur ka ardhur në takim pa dëshirë, ndaj bëni mirë që të largoheni dhe ta ndërprisni takimin (e dështuar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat