Çokollata është një nga ushqimet më të dashura të shumë njerëzve, por a e dini se trupi ynë mund të bëhet i varur nga ajo?
Shpjegimi i këtij fenomeni lidhet me ndikimin e çokollatës në sistemin tonë të shpërndarjes së kimikateve të lumturisë, si dopamina dhe serotonina, të cilat ndikojnë në humorin dhe ndjenjat e kënaqësisë.
Kur hamë çokollatë, ajo stimulon çlirimin e dopaminës, një neurotransmetues ky që na bën të ndjejmë kënaqësi dhe shpërblim. Ky proces ngjan me atë që ndodh kur përdorim substanca të tjera që mund të krijojnë varësi, si nikotina ose droga. Pavarësisht se çokollata nuk është e njëjtë me këto substanca, efekti që ka në trup është i ngjashëm, duke krijuar një lidhje mes shijes së saj dhe ndjenjës së kënaqësisë.
Për më tepër, çokollata përmban edhe një lëndë të quajtur teobrominë, që ka një efekt stimuluese në trup dhe mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe rritjen e energjisë. Me kalimin e kohës, konsumimi i rregullt i çokollatës mund të bëjë që trupi të kërkojë gjithnjë e më shumë këtë shpërblim kimik, duke krijuar një formë të varësisë.
Megjithatë, shumë nga varësitë që krijohen nga çokollata janë psikologjike. Ne mund të lidhim konsumimin e saj me momente të veçanta, si ngushëllimi pas një dite të vështirë, duke e bërë atë një zakon të cilin trupi e kërkon për t’u ndier më mirë.
Për ta mbajtur këtë në ekuilibër, është e rëndësishme të konsumojmë çokollatën me masë, duke shmangur abuzimin dhe duke siguruar që kjo kënaqësi të mos kthehet në një varësi të vërtetë.