6 hapa për të çarmatosur një person të zemëruar:
Hapi 1: Hiq dorë nga reagimi i menjëhershëm. Merr frymë ngadalë disa herë për të çlodhur trupin tuaj. Numëro deri në 10. Ndoshta të gjithë ju do të ndiheni të zemëruar, por ju do të jeni të qetë dhe të keni situatën nën kontroll në të njëjtën kohë.
Hapi 2: Përmbahuni nga fjala e keqe, në telefon ose email. Mos u hakmerrni me të njëjtën monedhë. Mos ktheni përgjigjie deri sa të keni arritur balancimin e vetes. Përndryshe ju mund të komunikoni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.
Hapi 3: Harmonizohuni me veten, relaksohuni dhe lëreni të shkojë. Rezistenca nuk bën asgjë. Mundohuni të qëndroni në anën neutrale dhe sa më i qetë të jetë e mundur në frontin e zemërimit të dikujt, në vend që të rezistoni.
Hapi 4: Konfirmoni pozitën tuaj
Është e dobishme të njihni pozicionin, dhe në mënyrë të ekulibruar ta tregoni edhe në qoftë se ju fyejnë. Mund të thoni “Unë e kuptoj se pse ju mendoni kështu. Të dy ne jemi të shqetësuar në lidhje me të njëjtat gjëra. Por unë kam një mënyrë të ndryshme. Ju lutem të më dëgjoni.” Kjo mënyrë do të ruajë kanal komunikimi të hapur dhe krijon tonin për kompromis.
Hapi 5: Tregoni kufijtë
Toni është vendimtar. Nëse njerëzit vazhdojnë në derdhje toksike, ju duhet të kufizoni kontaktin me ta, për të mos krijuar pasoja të qarta.
Hapi 6: Vëmendje
Pyesni veten: “Ç’ka e shkakton zemërimin e personit? Kjo do t’ju lejojë të gjeni mëshirë për vuajtjet pas saj, edhe në qoftë se ju zgjidhni të mos jeni rreth atij personi.