Një ekspert hidraulik nga platforma MyBuilder ka lëshuar një paralajmërim në Mbretërinë e Bashkuar, për familjet që konsumojnë Baileys gjatë Krishtlindjeve.
Ai theksoi se hedhja e mbetjeve të pijeve si Baileys në lavaman mund të shkaktojë bllokime në gypa.
Mike Flook, ekspert në këtë fushë, shpjegoi se edhe një pikë e fundit e Baileys në gotë nuk duhet të derdhet në lavaman, pasi mund të rezultojë në një bllokim të kushtueshëm.
“Ndërsa lëngjet ‘kremoze’ si Baileys mund të duken të padëmshme, në realitet ato mund të shkaktojnë probleme serioze”, tha Flook.
Nëse përballeni me një lavaman të bllokuar gjatë Krishtlindjeve, kur hidraulikët janë të vështirë për t’u gjetur, kjo mund të jetë dyfish frustruese dhe e kushtueshme.
Ekspertët sugjerojnë që mbetjet e pijeve të trajtohen me kujdes, duke shmangur hedhjen e tyre në sistemin e kanalizimit për të parandaluar probleme të mundshme.
Përbërës të tjerë që bllokojnë tubacionet përfshijnë yndyrën e gjelit të detit dhe llumin e kafesë, të cilat duhet të hidhen në mënyrë të sigurtë në kosh.
Sipas express.co, për të ndihmuar në parandalimin e një thirrjeje të kushtueshme për një hidraulik, i cili mund të jetë deri në katër herë më i shtrenjtë gjatë kohës së Krishtlindjes, është më mirë të hidhni mbetjet e Baileys, llum kafeje dhe yndyrë gjeli në koshin ku u takon.