Pesë shenja që tregojnë se jeni në një lidhje pa dashuri

Life style

Pesë shenja që tregojnë se jeni në një lidhje pa dashuri

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:40
Ilustrim

Marrëdhëniet shpesh duken harmonike nga jashtë – partnerët shkojnë mirë, menaxhojnë detyrat e përditshme dhe rrallë grinden. Megjithatë, ndonjëherë nën atë sipërfaqe qëndron një ndjenjë zbrazëtie, sikur diçka e rëndësishme mungon, thotë psikologu Mark Travers.

“Nëse ndiheni sikur sapo po përmbushni rolet tuaja, pa një lidhje më të thellë, mund të jeni në një marrëdhënie funksionale,  por pa dashuri”, tha ai per Psychology Today.

Këto janë shenja që mund të ndihmojnë në identifikimin e një marrëdhënieje të tillë.

Bisedat janë gjithmonë praktike, asnjëherë personale

“Komunikimi reduktohet në detyrat e përditshme – orari, faturat apo punët e shtëpisë. Edhe pse këto biseda janë të nevojshme, ato nuk nxisin afërsinë emocionale. Nëse temat e thella dhe të sinqerta janë zhdukur, marrëdhënia mund të jetë bërë sipërfaqësore”, paralajmëron psikologu.

Mungesa e mbështetjes emocionale

Në marrëdhëniet e shëndetshme, partnerët mbështeten tek njëri-tjetri, duke ofruar rehati dhe mirëkuptim. Travers shpjegon se në një marrëdhënie pa dashuri, problemet personale shpesh injorohen dhe mbështetja kërkohet jashtë marrëdhënies, duke krijuar një ndjenjë bashkëjetese dhe jo lidhjeje.

Afërsia fizike bëhet detyrim

“Momentet intime, si përqafimet apo puthjet, mund të bëhen rutinë në një marrëdhënie funksionale. Kur afërsia fizike humbet thellësinë emocionale dhe bëhet thjesht një formalitet, kjo tregon një humbje të pasionit dhe lidhjes”, thotë psikologu, shkruan Index.hr.

Problemet shmangen sepse “gjithçka është në rregull”

Në marrëdhëniet pa dashuri, partnerët shpesh nuk diskutojnë çështje më të thella për të ruajtur pamjen e harmonisë. “Por shmangia e temave të rëndësishme me kalimin e kohës rrit distancën dhe ul cilësinë e marrëdhënies”, thekson Travers.

Ndiheni të vetmuar edhe pse jeni bashkë

Një nga shenjat më të qarta është ndjenja e izolimit, edhe në prani të partnerit. Ne ndajmë hapësirën dhe aktivitetet, por mungon një lidhje e vërtetë emocionale, e cila çon në një ndjenjë vetmie të thellë.

“Nëse i njihni këto shenja, nuk do të thotë domosdoshmërisht fundi i marrëdhënies. Filloni të flisni hapur për ndjenjat dhe nevojat tuaja, pa kritikuar. Konsideroni terapinë e përbashkët për të rindërtuar afërsinë dhe për të thelluar mirëkuptimin reciprok”, përfundon Travers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat