Loja për fëmijën është si puna për të rriturin

Life style

Loja për fëmijën është si puna për të rriturin

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Loja është domosdoshmëri për fëmijën. Loja për fëmijën, është si puna për të rriturin. Loja ndodh dhe zhillohet vetëm në prani të të rriturit, të paktën gjatë periudhës 0-6 vjeç.

Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mendje-trup.

I vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e t’i ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të zhdërvjelltësojë atë përqëndrim, që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad.

Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti. Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat