Pse njerëzit e zgjuar marrin vendime të gabuara në marrëdhënie romantike?

Life style

Pse njerëzit e zgjuar marrin vendime të gabuara në marrëdhënie romantike?

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 19:54
Ilustrim

Të gjithë kemi bërë

Ndonjëherë, të tjerët mund të dallojnë që jemi duke bërë një zgjedhje të gabuar, por ne vetë nuk e kuptojmë. Megjithatë, vazhdojmë përpara, duke zgjedhur rrugën e gabuar. :)

Pse?

Ekzistojnë disa procese psikologjike që ndikojnë në gjykimin tonë kur marrim vendime. Ja katër prej tyre:

Racionalizimi.

Racionalizimi është një mekanizëm mbrojtës shumë i zakonshëm, përmes të cilit përpiqemi të shpjegojmë dyshimet, frikërat dhe shqetësimet tona në lidhje me një zgjedhje që kemi bërë ose që po planifikojmë ta bëjmë.

Për shembull, një mik i imi sapo kishte dalë nga një marrëdhënie e keqe dhe po përgatitej të hynte në një tjetër. Babai i tij i tha: “Jam i habitur sa e ngjashme është ajo me ish-të dashurën tënde. A je i sigurt që e di çfarë po bën?” Miku im racionalizoi duke thënë: “Baba, ajo nuk është aspak si ajo. Është krejtësisht ndryshe!” Epo, historia u përsërit dhe i njëjti model i disfuksionalitetit ndodhi edhe në këtë marrëdhënie.
Një formë tjetër e racionalizimit ndodh pasi marrim një vendim të rrezikshëm; bëhemi edhe më të bindur se vendimi ishte i duhuri. Për shembull, bastvënësit bëhen edhe më të sigurt që ekipi i tyre do të fitojë pasi kanë vendosur paratë, krahasuar me bindjen që kishin përpara se të vinin bastin.

Efekti i kontrastit.

Një mikja ime filloi të kërkonte një partner menjëherë pasi përfundoi martesën e saj të dytë. “Dy burrat e fundit të mi ishin emocionalisht të ftohtë dhe të largët, dhe kjo është arsyeja pse nuk funksionoi. Ky njeri i ri në jetën time, është i ngrohtë, i kujdesshëm dhe i dashur.” Fatkeqësisht, kjo marrëdhënie nuk funksionoi ashtu si pritej. Partneri i ri ishte disi emocionalisht më i disponueshëm se të mëparshmit, por në të vërtetë nuk kishte shumë ndryshim. Ajo ra viktimë e efektit të kontrastit. Në krahasim me të tjerët, ky burrë ishte më i mirë, por jo aq sa duhej.

Efekti i aureolës.

Efekti i aureolës ndodh kur një tipar i dukshëm personal i dikujt ndikon në mënyrën sesi e vlerësojmë të gjithë personin në mënyrë pozitive. Ky paragjykim ndodh kur dikush bie në dashuri me një partner veçanërisht tërheqës. Për shkak se personi është i bukur, efekti i aureolës na shtyn të supozojmë cilësi të tjera pozitive (p.sh., i sjellshëm, i mprehtë, shoqëror) që mund të mos jenë të pranishme. Rezultati: një tjetër zgjedhje e gabuar në dashuri.

Paragjykimi nga presioni i grupit.

Ndonjëherë nuk janë paragjykimet tona ato që na pengojnë, por dorëzohemi përballë opinioneve të të tjerëve dhe mund të dyshojmë në perceptimet tona për një partner të mundshëm. 

Si mund të luftojmë këto paragjykime në marrjen e vendimeve?

Jini të sinqertë me veten. Së pari dhe më kryesorja, kur bëni ndonjë lloj zgjedhjeje (por sidomos kur vendosni për një marrëdhënie afatgjatë), është e rëndësishme të përpiqeni t’i qaseni situatës në mënyrë objektive. Reflektoni mbi veten. Çfarë po kërkoni vërtet te një partner?

disa zgjedhje të këqija në dashuri dhe në jetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat