Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri janë gjithmonë një shtysë më shumë për t’u tunduar nga ushqimi, mes darkave familjare dhe miqësore.
Kështu që më poshtë ju japim disa sugjerime në lidhje me masat që duhet të merrni për të mos u frenuar në darkat apo drekat e shtruara për festa. Ju duhet që para festave të ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, si mishin e bardhë dhe peshkun duke kufizuar karbohidratet, (patatet, bukën, makaronat, orizi dhe drithëra të tjera) me vetëm një porcion në ditë.
Fokusohuni tek perimet dhe kufizoni frutat me shumë sheqer në pak vakte në ditë, duke i konsumuar si mesvakte. Ndërsa mbrëmjen zëvendësojeni me një supë perimesh të ngrohtë. Për drekë, sallata e zakonshme, madje provojeni dhe të ngrohtë, me perime në avull dhe konsumojeni të ngrohtë.
Eliminoni tërësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara, kanë shumë kalori dhe asnjë efekt ngopjeje. Kujdes edhe me shtesat, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, duke e hedhur një herë në një lugë gjelle e më pas në pjatë, kujdes të mos përdorni asnjë lloj kripe.