Mos e ngrohni kurrë këtë ushqim për fëmijë

Life style

Mos e ngrohni kurrë këtë ushqim për fëmijë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Gjëja më e shëndetshme është të hamë ushqim të sapopërgatitur, por ndonjëherë nuk mundemi për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës.

Gatimi i vakteve për të nesërmen apo edhe për ditët në vijim është realiteti i sotëm dhe rinxehja e ushqimit është një mënyrë jetese.

Pavarësisht prakticitetit, ka ushqime që më së miri konsumohen vetëm të sapopërgatitura, pasi rinxehja mund të dëmtojë rëndë shëndetin.

Karrota

Perimet, ashtu si karotat, përmbajnë nitrate, të cilat në vetvete nuk janë të dëmshme, por kur ngrohen përsëri kthehen në produktin përfundimtar: nitrozaminat, të cilat janë kancerogjene.

Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve negative në ushqim, kështu që nuk rekomandohet të ngrohni supën apo karrotat e ziera për ta. Kur ngrohni supën ose lëngun, hiqni perimet dhe ngrohni vetëm lëngun.

Pulë

Pula është një burim i pasur proteinash, por rinxehja shkakton një ndryshim në përbërjen e proteinave, gjë që mund të shihet në cilësi (shija është më e keqe). Ushqimi i pasur me proteina mund të shkaktojë probleme me tretjen kur nxehet, sepse proteina denatyrohet gjatë gatimit. Pula e ftohtë e mbetur mund të përdoret për sallata ose sanduiçe.

Spinaqi

Spinaqi është shumë ushqyes, por rinxehja duhet shmangur. Nuk duhet ngrohur sepse përmban shumë nitrate, të cilat kur nxehen kthehen në nitrite kancerogjene.

Panxhari

Panxhari është gjithashtu i pasur me nitrate dhe, si spinaqi, nuk ka nevojë të ngrohet. Është më mirë ta hani të ftohtë.

Oriz

Është më mirë të shmangni ringrohjen në furrë me mikrovalë. Orizi i papjekur përmban spore bakteriale dhe rinxehja nuk do t’i vrasë këto baktere, të cilat mund të jenë toksike dhe mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Vezët

Duhet të shmangni rinxehjen e vezëve të ziera ose të fërguara. Proteinat në vezë shkatërrohen kur ato ri-ekspozohen ndaj nxehtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat