Mandarinat janë një zgjidhje e përkryer për t’u konsumuar gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Përveçse janë jashtëzakonisht të shijshme, ato janë të pasura me vitaminë C. Megjithatë, shpesh ndodh që mandarinat që blejmë të mos jenë aq të ëmbla dhe të lëngshme sa do të donim.
Për fat të mirë, ekziston një truk i thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni gjithmonë mandarinat më të ëmbla.
Një nga mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të njohur mandarinat e lëngshme dhe të ëmbla është t’i kushtoni vëmendje elasticitetit të lëvores. Shtypni lehtë lëkurën e mandarinës, nëse lëvorja kthehet shpejt në formën e saj origjinale, ka shumë mundësi që mandarina të jetë e pjekur dhe me lëng.
Nga ana tjetër, nëse lëvorja e mandarinës është shumë e fortë, mund të nënkuptojë se fruta nuk është pjekur mjaftueshëm dhe mund të jetë i thartë.
Pesha e frutave mund të jetë gjithashtu një tregues i mirë nëse mandarinat janë të lëngshme.
Mandarinat më të rënda shpesh përmbajnë më shumë lëng, ndërsa frutat më të lehta mund të jenë të thata brenda.